• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Njësisë së Marketingut & Marrëdhënieve me Publikun

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Qëllimi i punës:

Zhvillon, menaxhon dhe përmirëson standardet e imazhit, kanalet e komunikimit, strategjitë gjithëpërfshirëse dhe të larmishme të marketingut & PR për të arritur rezultatet e biznesit dhe për të siguruar kënaqësinë e konsumatorëve. Krijon dhe vlerëson hulumtim të konsumatorëve, të kushteve të tregut, të dhënat e konkurrentëve dhe zbaton ndryshimet e planit të marketingut sipas nevojës.

Përgjegjësitë kryesore:

§ Dizenjon, propozon përmirësime dhe është përgjegjës për imazhin e NOA-s në treg. Gjithashtu, është përgjegjës për të gjithë kanalet e komunikimit zyrtar të NOA-s me publikun dhe palët e treta.
§ Zhvillon dhe zbaton strategjitë e marketingut në mënyrë që të mbështesë objektivat e kompanisë. Planifikon dhe koordinon një program gjithëpërfshirës dhe të larmishëm të marketingut, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e ideve të ndryshme promovuese dhe aktiviteteve për arritjen e rezultateve të biznesit dhe kënaqësi të konsumatorëve.
§ Zhvillon, krijon dhe vlerëson hulumtim të klientëve, kushteve të tregut, të dhënat nga konkurrentët dhe zbaton ndryshimet e planit të marketingut sipas nevojës.
§ Monitoron dhe koordinon marketingun, sponsorizimet, promovimet dhe aktivitetet e kompanisë.
§ Përgatit planin e buxhetit të marketingut dhe ia komunikon njësive përkatëse të biznesit, bazuar në planin e biznesit, në baza vjetore.
§ Krijon dhe monitoron të gjitha standardet e kënaqësisë së klientit të vendosura në nivel institucional.
§ Identifikon tregjet e mundshëm për nxitjen e produkteve / shërbimeve të reja dhe ekzistuese, si: firmat e biznesit, tregtarët me shumicë, shitësit, faqet e internetit, qeveria apo publiku i përgjithshëm
§ Zbaton dhe monitoron fushatat e marketingut /, duke siguruar cilësi të lartë, si dhe ndikim në opinionin publik dhe imazhin publik të NOA-s.
§ Zhvillon instrumentet dhe mjetet e nevojshme për sponsorizimin, promovimet e produkteve të lidhura dhe imazhit publik të institucionit në përputhje me misionin e përgjithshëm dhe vizionin e kompanisë.
§ Siguron që faqja zyrtare e NOA-s dhe aktivitetet e tjera të mediave sociale janë të azhornuara me informacionin e duhur.
§ Siguron dizenjimin sipas standarteve të materialeve marketing: fletëpalosjet, reklamat e gazetave dhe njoftimet, publicitetin ne radio, spotet televizive, postera, billborde, webpage, etj
§ Monitoron dhe zbaton në kohë çdo projekt në lidhje me forcimin e markës në Degë apo projekte të tjera të marketingut.
§ Zhvillon dhe zbaton strategjinë e marrëdhënieve me mediat, duke kërkuar vendosje të nivelit të lartë në shtyp, transmetim dhe mediave online
§ Koordinon të gjitha aktivitetet e marrëdhënieve me publikun.
§ Drejton mediat sociale për të angazhuar audienca nëpër mediat tradicionale dhe të reja
§ Shfrytëzon marrëdhëniet ekzistuese me mediat dhe krijon kontakte të reja brenda mediave të biznesit dhe të industrisë
§ Menaxhon kërkimet e medias dhe kërkesat për intervistë
§ Krijon përmbajtjet e shkrimeve/ teksteve për njoftimet për shtyp, titujt kryesorë, dhe fjalimet për prezantime
§ Monitron, analizon dhe komunikon me Drejtuesit e Lartë rezultatet PR në baza tremujore
§ Mban një kuptim të mprehtë të trendeve të industrisë që ndikon tek klientët dhe bën rekomandimet e duhura në lidhje me strategjinë e komunikimit për ta.

Kërkesat kryesore:

§ Diplomë universitare në Marketing dhe ose Marrëdhëniet me Publikun ose fusha të tjera të ngjashme
§ Preferohet 3 vjet eksperiencë si Drejtor Marketing dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe /ose 3 vjet në një kompani komunikimi
§ Preferohet 1 vit eksperiencë manaxheriale pranë në një institucion financiar privat
§ Aftësi të shkëlqyera vendimarrje, organizimi dhe të menaxhimit të kohës
§ Kuptim i mirë i funksionimit të përgjithshëm të modelit të biznesit dhe ambientit të një institucioni financiar
§ Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing
§ Eksperiencë e mirë me mediat sociale duke përfshirë blogjet, Facebook, LinkedIn etc
§ Eksperiencë në manaxhimin e markës dhe kuptim i thellë i medias dhe i hapësirës dixhitale
§ Kreativitet, imagjinatë dhe iniciativë
§ Aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale dhe komunikimi, duke përfshirë: të dëgjuarit, të folurit në publik dhe të shkruarit
§ Aftësi shumë të mirë të shkruar dhe të folur anglisht
§ Aftësi shumë të mira kompjuterike (Excel, Word, Powerpoint)

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin tonë online http://www.noa.com.al/rekrutime/ , i cili duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 25 shtator 2016.
 
Back
Top