• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Kontrollit të Cilësisë dhe Procedurave

EPPC Albania kërkon një Specialist të Kontrollit të Cilësisë dhe Procedurave për klientin e saj, i cili është një ndër rrjetet spitalore më të mëdha në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Menaxhon Politikat dhe Procedurat e spitalit nëpëmjet formularëve, dokumentave dhe formateve përkatëse shoqëruese duke i redaktuar, modifikuar, përditësuar dhe zbatuar sipas nevojës;
2. Analizon dhe shpërndan informacion nëpërmjet formularëve të feedback-ut të pacientëve;
3. Trajton ankesat e pacientëve dhe i referon ato tek personat përgjegjës për ti dhënë zgjidhje;
4. Mban të dhënat e të gjithë dokumentacioneve përkatëse dhe sigurohet që të jenë konform ligjeve, rregulloreve, dhe standarteve akredituese/certifikuese që spitali ndjek.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare;
· Minimalisht 1-2 vjet eksperiencë në përgatitje dhe kontroll procedurash pune;
(Përvojë e mëparshme në kontroll dhe përmirësim cilësie përbën avantazh)
·Njohuri të standarteve ISO (përbën avantazh);
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
· Të ketë aftësi të mira analitike dhe të jetë i orientuar drejt detajeve dhe shërbimit ndaj klientit.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist i Kontrollit të Cilësisë dhe Procedurave;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 40 orë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 20.09.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top