• Tirane, ofroj vend pune Koordinator shitjesh për materiale elektrike

EPPC Albania kërkon një Koordinator shitjesh për materiale elektrike për klientin e saj,kompani lider në sektorin e tregtimit të materialeve elektrike italiane.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Kontakton dhe kontaktohet nga klientët për të marrë porositë sipas kërkesave dhe nevojave të tyre;
· Sigurohet në plotësimin në kohë të nevojave të klientëve;
· Informon klientët në rastet kur ka vonesa në dorëzimin e mallit dhe koordinon datat alternative të dorëzimit;
· Koordinon punën me departamentet e tjera (teknike, të shitjes, logjistikës) me qëllim ekzekutimin e cdo porosie në kohë dhe me efektivitet tek klientët;
· Regjistron të dhënat e shitjeve si bazë për gjenerimin e raporteve sipas nevojës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike; (domosdoshmëri)
· njohë mirë materialet elektrike; (Eksperienca në shitje e tyre përbën avantazh);
· Të zotërojë mirë MS Office, kryesisht Excel;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze;
· Të jetë person i mirë organizuar dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe marrëdhënieve me klientë.

Të dhënat:

Pozicioni: Koordinator shitjesh për materiale elektrike;
Vendndodhja: Autostradë, pranë QTU;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 20 Shtator 2016.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top