DAP

  • AL, Tiranë kërkohet Specialist ne Sektorin e Financave, Drejtoria e Personelit dhe Sherbimeve Mbeshtetese

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
lloji i njoftimit. : kërkohet

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E FINANCAVE

SHPALLJE KONKURSI
Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Specialist ne Sektorin e Financave, Drejtoria e Personelit dhe Sherbimeve Mbeshtetese ne Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimeve ne Ministrine e Financave.
Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar studimet e larta per Ekonomi
Perben avantazh eksperienca ne fushen e financave publike
Te kete njohuri te nje gjuhe te huaj
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup

Paga e pozicionit eshte ne kategorine IV-b (29986 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 24.07.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit (nese ka), vertetimin e gjendjes gjyqesore, te pakten dy letra rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 27.07.2006 ne seline e Ministrise se Financave do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite mbi njohurite baze per instrumentat fiskal dhe buxhetor (Financat publike (teksti universitar) dhe legjislacioni fiskal), Ligji nr. 8379 dt. 29.07.1998 “Per hartimin e buxhetit te shtetit”, Ligjin per kontabilitetin, Ligji 9131 dt. 08.09.2003 “Per Rregullat e Etikes ne Administrate Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te ne ushtrimin e funksioneve publike”.
 
Back
Top