• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
DREJTUES/E SHITJESH DHE MARKETINGU

USLUGA SHPK , me mbi 25 vjet eksperiencë në industrine e xhamit, ka vendosur reputacionin e saj duke shpërndarë produktet më të fundit me cilësinë më të lartë.
USLUGA eshte ne kerkim te nje personi te motivuar dhe energjik per optimizimin e rezultateve te shitjes dhe marketimin cilesor te produkteve qe kompania ka ndertuar prej 25 vitesh.
Nje personi i motivuar dhe energjik, i afte te optimizoje rezultatet e shitjes dhe te siguroje marketimin cilesor te produkteve qe kompania ofron.
Kandidati/ja duhet te kete provuar me pare ngritjen dhe drejtimin e nje ekipi qe marketon dhe shet produkte, te kontaktoje kliente potenciale per t’iu ofruar atyre risite me te fundit te games sone te produkteve;

DETYRAT:

Ky pozicion ju ofron mundesine qe te shpalosni aftesite tuaja duke:

1. Planifikuar dhe organizuar mbulimin territorial te produkteve te ofruara me klientele dhe buxhete te synuara.
2. Planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e shitjeve përmes të gjitha kanaleve dhe koordinimin e veprimtarive prodhim – shitje.
3. Rekrutimi, trajnimi i vazhdueshëm, mbikëqyrja dhe vlerësimi i stafit të shitjes.
4. Mobilizuar dhe motivuar Ekipin e Shitjeve ne performance te matur me intervale kohore.
5. Pershtatur produktet e kompanise sipas ndryshimeve dhe kerkesave te tregut.
6. Planifikuar dhe ekzekutuar marketimin e ketyre produkteve drejt klienteles se synuar.

KUALIFIKIMET/KERKESAT:

Te kete perfunduar arsimin e larte ne profilin e marketingut ose administrim biznesi.
Kandidati/ja duhet te kete keto aftesi:
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Të jenë ambiciozë, kërkues ndaj vetes dhe të orientuar ndaj punës me objektiva.
- Aftësi të shkëlqyera komunikative dhe të jetë në gjendje të trajnoi stafin për komunikim sa më profesional.
- Duhet të krijojë një ekip dhe të udhëheqë ekipin për të realizuar shitje sa më cilësore.
- Tip energjik / duhet të jetë aktiv dhe të ketë dëshirë që të arrij targete.
- Të zoteroje nje rrjet të gjerë kontaktesh ne zonen e caktuar.
- Të ketë vetëbesim.
- Të ketë njohuri komerciale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top