• Tirane, ofroj vend pune Supervizor(e)

Shoqëria "2RC" sh.p.k. ushtron veprimtari kryesisht në fushën e ndërtimit dhe konsulencës, duke e shtrirë aktivitetin e saj jo vetëm në sektorin e ndërtimeve civile e industriale, por dhe më gjerë.

Në funksion të kësaj veprimtarie, shoqëria "2RC" sh.p.k. kërkon të punësojë 1 Supervizor(e), që të plotësojë kriteret e mëposhtme.

Arsimimi dhe Kompetencat Profesionale:

1. Diplomë Universitare, dega Inxhinieri Ndërtimi.

2. Eksperiencë pune të ngjashme minimumi 5 (pesë) vjet.

3. Të njohë mirë gjuhën angleze në rrafshin profesional. Një gjuhë e dytë përbën avantazh.

4. Të njohë mirë programet teknike dhe ato bazë të kompjuterit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore për vendin e punës:

1. Të mbikëqyr implementimin korrekt të projekteve të shoqërisë.

2. Të kontrollojë cilësinë dhe volumet e punimeve sipas standardeve dhe normave të kërkuara.

3. Të kontrollojë dhe verifikojë proçedurat e ndjekura gjatë proçeseve të punës, etj.


Shënim: Paga është e një niveli të kenaqshëm dhe e negociueshme në përputhje me nivelin e kualifikimit e performancës së kandidatit.


Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

- CV e shoqëruar me foto;
- Kopje Diplome;
- Referenca të eksperiencave të mëparshme të punës.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në adresat e e-mailit: info@2rc.al & ligjore@2rc.al.

Afati i fundit për pranim deri më datë 05 Shtator 2016.

Tel.: +355 69 20 46 211
Ad.: Rruga "Pashko Vasa", nr. 8, Tiranë.
Web: www.2rc.al

paperclip.png
klikoni foton për ta zmadhuar
 


Apply WhatsApp
Back
Top