• Tirane, ofroj vend pune Menaxher për Shitjet dhe Marketing

Emërtesa e pozicionit: Menaxher për Shitjet dhe Marketing
Departamenti: Departamenti I Shitjeve dhe Marketing
Raporton tek: Drejtori I Përgjithshëm

Qëllimi I përgjithshëm I pozicionit të punës:
Menaxheri I Shitjeve dhe Marketing është përgjegjës për koordinimin dhe administrimin e të gjithë funksioneve të marketing dhe shitje brenda kompanisë, për zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së marketingut dhe shitjes si dhe për monitorimin dhe analizimin e aktiviteteve dhe rezultateve të shitjes.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Të asistoj planifikimin dhe strategjine e marketingut dhe shitjeve
· Të bëj kërkime të tregut për të rritur të ardhurat në Akomodim dhe Evente
· Të mbaj të përditësuara të dhënat e tregut
· Të zhvillojë marrëdhëniet me publikun dhe të strategjisë marketing që do të përdoret
· Të adaptojë dhe përmbledhë materialet marketing për procesin e shitjes
· Të mbështesi dhe marrë pjesë në procesin e shitjes
· Të zhvillojë dhe mbajë prezantime, materiale marketingu dhe shitje
· Të zhvillojë dhe të administrojë buxhetin e shitjeve dhe marketingut duke siguruar realizimin aktiviteteve ne përputhje me buxhetin e miratuar.
· Të koordinojë mbledhjen e të dhënave mbi marketingun dhe të gjenerojë raporte mujore për shitjet
· Të sigurojë raporte administrative sipas kërkesës
· Të analizojë të dhënat e biznesit për të rritur shitjet
· Të analizojë dhe të vlerësoje efektivitetin e metodave të shitjes në krahasim me kostot dhe rezultatet përkatëse


Kërkesat e Profilit:
· Diplomë Universitare në fushën e Marketingut ose Administrim Biznesi;
· Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
· Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkepunimi me pjesën tjetër të stafit;
· Të ketë aftësi analitike;
· Të jetë i/e besueshëm;
· Të komunikojë në mënyrë efektive me departamentet, klientët apo çdo palë tjetër;
· Të ketë aftësi të shkëlqyera negociuese
· Të jetë shtysë drejt inovacionit: (në ide, produkte, teknika të shitjes, teknika të menaxhimit, teknika të promocionit);
· Të jetë i/e fokusuar drejt klientit;
· Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
· Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë;
· Të njohë shumë mirë programet baze kompjuterike Microsoft Office (Word, Excel, Power Point);
· Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, e preferueshme Anglisht, Italisht.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së në adresën e postës elektronike: hr@xheko-imperial.com , brenda datës 7 Tetor 2016. Ju informojmë se vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Xheko Imperial Hotel
E-mail: hr@xheko-imperial.com
www. xheko-imperial.com
 


Apply
Back
Top