• Katar, ofroj vend pune MONTUES TUBASH, Hidraulik. Paga 700 - 1000 USD

Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi Lindjen e Mesme (Dubai; Abu Dhabi; Qatar; Bahrain etj).

Sapo ka filluar procesin e selektimit të kandidatëve për pozicionin e punës:

"MONTUES TUBASH"; Katar (Lindje e Mesme)
Paga Neto: 700-1000 USD

Benefite të tjera që ofrohen nga Punëdhënësi:

- Kontratë pune: Min. 2-vjeçare
- Sigurimet Shëndetësore
- Akomodimi
- Pushimet vjetore (21 ditë pune)
- Bileta e kthimit: Mundësohet nga punëdhënësi
- Transport falas nga vendqëndrimi për në pune

Roli/Pergjegjesite

Eshtë përgjegjës për montimin dhe instalimin e sitemeve të tubave, mbështetëseve të tubave, dhe pajisjeve hidraulike dhe pneumatike. Instalon tuba për avull, ujë të ngrohtë, ngrohje, ftohje, lubrifikim, ujitje dhe sisteme për prodhim industrial. Përzgjedh llojin dhe përmasat e tubave dhe të materialeve dhe pajisjeve plotësuese si mbështetës, vegjë, dhe cilindër hidraulik, sipas specifikave..

Detyrat:

• Koordinon me menaxherin e kantierit të punës për konfigurimin e sistemit të tubave të planit urbanistik.
• Përzgjedh tubat dhe materialet e tjera.
• Përzgjedh, mbështetësit, vegjat dhe cilindrat hidraulik.
• Grumbullon materialet në vendin e punës.
• Pret, fileton dhe bashkon tubat sipas sistemeve specifike të tubave.
• Përdor sharrën dhe prerës të tjerë për të përshtatur madhësinë e tubave.
• Mbyll avullin, ujin dhe gazin në sektorin e tubave.
• Fikson tubat në mure duke përdorur mbështetëset, morsetat, veglat ose pajisjet e saldimit.
• Riparon dhe mirëmban sistemin e tubave dhe pjesëve të tij.
• Ju jep zgjidhje problemeve si bllokimi apo shpimi i tubave.
• Zhyt materialet jometalike të tubave në kallaj të shkrirë dhe parandalon gërryerjen .
• Heq ujin nga pusetat e përmbytura ose bazamentet.
• Riparon plasaritjet dhe rrjedhjet.

Nese jeni të interesuar, ju lutem dërgoni CV, në adresën e postës elektronike (email): admin@ahrs.al

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: 0662092424

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top