• ofroj vend pune Oficer Kredie Berat, Lushnje, Sarande dhe Gjirokastër

Qëllimi i punës:

Identifikon mundësi shitje, gjeneron klientë të rinj ndërsa realizon arritjen e objektivave individualë dhe siguron një shërbim të shpejt dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie të shëndetshme dhe cilësore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
§ Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor
§ Ndërton, mirëmban dhe zhvillon databazë kërkimore klientësh dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikim të saktë
§ Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë
§ Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania
§ Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues
§ Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës
§ Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes
§ Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor
§ Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura
§ Menaxhon marrëdhënien me klientët, duke ju dhënë zgjidhje kërkesave dhe ankesave.

Kërkesat për pozicionin:


§ Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme
§ Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar
§ Aftësi të shkëlqyera në shitje, marketing dhe negocim
§ Patente drejtimi automjeti.

Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 15 gusht 2016. Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top