• Tirane, ofroj vend pune part time Animator Social

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall të hapur konkurimin për pozicionin Animator Social.
Përgjegjësitë
Animatori Social në projektin Fuqizimi i Familjes është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve social-edukative, argëtuese për fëmijët pranë ambjenteve të tyre familjare.
Angazhimi i tij do të jetë me kohë të pjesshme, 10 orë në javë.

Kërkesat e pozicionit
Ü Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
Ü Të ketë trajnime apo kurse specializimi si Animator Social
Ü Të paktën një vit eksperiencë pune si animator social apo eksperienca të tjera të ngjashme me fëmijët
Ü Njohuri të mira mbi të drejtat e fëmijëve
Ü Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet
Ü Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
Ü Aftësi komunikuese, pa paragjykime raciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera
Ü Disponueshmëri për punë në terren

Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të dërgojnë brenda datës 16.02.2009 kërkesë për aplikim dhe curriculum vitae në adresën [COLOR=#0000ff]soskd@soskd.org.al[/COLOR].
Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit, do të kontaktohen.


Rruga “Pjetër Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tiranë

Tel & Fax: 04 378 517



Email: [COLOR=#0000ff]soskd@soskd.org.al[/COLOR]
 


Apply
Back
Top