• ofroj vend pune Inxhiniere Ndertimi ne zyre ( F )

ALBA PUNESIM është nje agjensi private punesimi, e cila ka si aktivitet te saj: ndërrmjetesimin në tregun e punes. Ne perdorim profesionalizmin tone në fushen e burimeve njerezore per t'ju përgjigjur nevojave te klienteve, duke u siguruar kandidatet me te mire ne tregun e punes dhe kandidateve duke ju ofruar mundësi punesimi.

Per nje klientin tone, i cili eshte një kompani shqiptare që ka si aktivitet të saj fushen e ndertimit, jemi duke kerkuar:

Inxhiniere Ndertimi ne zyre ( F )

Kërkesat për pozicionin:

- Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim
- Minimumi 4 vjet eksperiencë pune si Inxhiniere
- Gjuhë të Huaja, Anglisht ne nivel shume te mire ( e detyrueshme )
- Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale



Aftësitë: I referohen një grupi cilësish dhe kualifikimesh që Punëmarrësi duhet të ketë për tu konsideruar kandidat potencial për pozicionin respektiv të punës.

Një Inxhinier ndertimi duhet të gëzojë aftësitë e mëposhtme:

• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
• Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve
• Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët
• Aftësi të shkëlqyera të përdorimit të email
• Shkathtësi, informacion, efiçiencë maksimale, vëmendje në detaje, profesionalizëm
• Aftësi në kryerjen e disa proçedurave njëkohësisht
• Aftësia për të menduar në mënyrë metodike, për të hartuar, planifikuar dhe menaxhuar projekte
• Aftësia për të ruajtur një pasqyrë të plotë të projekteve duke përfshirë detaje teknike
• Aftësi negociuese, mbikëqyrëse dhe drejtuese në kombinuar me aftësinë për të deleguar detyra

Detyrat kryesore:

I referohen funksioneve kryesore të Inxhinierit te ndertimit dhe listohen si më poshtë:

• Ing. ndertimit ndërmerr studime teknike dhe të fizibilitetit
• Ing. ndertimit përdor një gamë të paketave kompjuterike për zhvillimin dhe hartimin e hollësishëm të projekteve në ndërtim, duke perfshire ketu mbi te gjitha pergatitjen e dokumentacionit
• Ing. ndertimit krijon ndërlidhje me klientë të shumëllojshëm duke përfshirë këtu profesionistë të fushës së tij/saj dhe të fushave të tjera duke përfshirë arkitektë dhe nënkontraktorë
• Parashtron zgjidhjen e projektimit dhe zhvillimit të problemeve
• Kujdeset për menaxhimin e buxhetit dhe për burimet e projektit
• Ing. ndertimit kujdeset dhe sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore


Nese jeni te interesuar për kete pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresen: info@albapunesim.al.
Ju lutem shenoni tek subjekti: Inxhiniere Ndertimi ne zyre ( F )
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top