• ofroj vend pune Shef Finance ( kontabël I miratuar ) (F/M)

ALBA PUNESIM është një agjensi private punesimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punes. Ne perdorim profesionalizmin tone ne fushen e burimeve njerezore për t'ju përgjigjur nevojave të klienteve, duke u siguruar kandidatet me te mire në tregun e punes dhe kandidateve duke ju ofruar mundesi punesimi.


Për një klientin tone, i cili eshte nje kompani shqiptare që ka si aktivitet të saj ofrimin e sherbimeve në fushen e sporteve online, jemi duke kerkuar:


Shef Finance ( kontabël I miratuar ) (F/M)

Funksionet Baze dhe qëllimi I përgjegjesive:



Te kontrolloje dhe te manaxhoje sistemin kontabel te shoqerise, per realizimin e performaces se kompanise sipas objektivat qe jane vendosur nga Drejtimi i Larte Manaxherial.


Kerkesat per pozicionin:



  • Duhet te kete mbaruar arsimin e larte ekonomik.
  • Duhet te kete mbi 5 vjet eksperience ne finance.
  • Duhet te njohe shume mire legjislacionin fiskal.
  • Duhet te njohe Standartet Nderkombetare te Kontabilitetit dhe të jete kontabel i miratuar
  • Duhet te kete aftesi shume te mire ne programe financiare si dhe ne Microsoft Office.
  • Te kete njohuri shumë te mira te gjuhes Angleze ose Italiane
  • Te kete aftesi te shkelqyera negocimi dhe komunikuese


Detyrat kryesore:



  • Kontroll i te gjithe sistemit te kontabilitetit te kompanise
  • Kontrolli te gjithe veprimeve kontabel
  • Regjistrimi i statemant bankar brenda afateve te caktuara, pergatitja e ditarit bashkelidhur dokumentacionet perkates dergimi MD-se nje here ne jave per firmosje.
  • Rakordim furnitoresh , kryerja e pagesave brenda afateve te pacaktuara ne kontratat e furnizimeve.
  • Kontroll ditor i derdhjeve dhe pagesave ne banke , raportimi i levizjeve monetare cdo dite.
  • Kontroll i llogaritjes se TVSH dhe takes doganore per cdo furnizim nga jashte.
  • Raportimet on-line liber blerje /shitje , deklarim FDP-te e TVSH-se , Sig shoq &shend ne Drejtorine Rajonale Tatimore sipas deadline-ve te percaktuara ne ligjin ne fuqi.
  • Mbyllja e bilancit per dorezim tek organet tatimore dhe dorezimi i tij perpara afatit perfundimtar dhe kryerja e veprimeve perfundimtare qe i takon nje Eksperti Kontabel.
  • Mban pergjegjesi per cdo shkelje per shkak te pakujdesise ne dokumentacion nga moszbatimi i drejte i legjislacionit ne fuqi.
  • Ndjekjen e pagesave dhe detyrimeve financiare ndaj institucioneve shteterore.
  • Të përgatisë dhe te hartoje buxhetin vjetor financiar, duke marre ne konsiderate buxhetet e pergatitur nga manaxheret e departamenteve.
  • Monitorimin dhe mbajtja nen kontroll me buxhetin te shpenzimeve qe te mos kete devijanca.
  • Pergatit brenda dates 10 te muajit pasardhes cash floë mujor dhe mer miratimin per zbatim.
  • Pergatit pasqyrat financiare, bilanc, p&l, cash floë, levizjen e kapitalit, palet e lidhura sipas formatit dhe deadline-ve te percaktuar nga MD-ja



Nëse jeni te interesuar për kete pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto në gjuhën angleze ne adresën: info@albapunesim.al.

Ju lutem shenoni tek subjekti: Shef Finance ( kontabel I miratuar ) (F/M)

Ju informojmë se vetem kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top