• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Shitje

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k ka filluar selektimin e kandidatëve për pozicionin:


Supervizor Shitje (Sektori Retail)


Detyrat/Përgjegjësitë:

• Promovimi dhe shitja e produkteve të Kompanisë për sektorin Retail.​
• Të kujdeset në mënyrë të detajuar për respektimin e standarteve të Merchandising të Kompanisë.​
• Mban kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit.​
• Ndërton data baza të detajura për pikat e shitjes.​
• Harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna dhe sipas formateve dhe procedurave të kërkuara.​


Kriteret/kualifikimet:


• Të ketë eksperience pune ne sektorin FMCG minimumi 3 vite.
• Preferohet të ketë kryer studimet e larta.​
• Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe promovimi.
• Të ndjehet komod me promovimin dhe shitjet në terren.
• Të zotërojë patentë të klasit B.​


Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 10.10.2016



*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

 


Apply WhatsApp
Back
Top