• Ekonomist/Arkëtar në rrethin e Sarandës

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
NJOFTIM PUNËSIMI


FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 24 vjeçar në mikrofinancën rurale, shpall konkurimin për vend të lirë punë në pozicionin:

“Ekonomist/Arkëtar”
në rrethin e Sarandës
Detyra dhe Përgjegjësitë:

Si pjese e ekipit të rrethit kontribuon për ndjekjen dhe zgjerimin e shërbimeve financiare për fermerët, duke kryer këto detyra bazë:


  1. Promovon, ndjek dhe kontrollon aktivitetin financiar të degëve të rrethit.
  2. Mban bazën e të dhënave për rrethin, mbështetur në dokumentat kontabël të degëve.
  3. Përgatit me përgjegjësi raportet që gjenerojnë programet e instaluara si dhe kryen te gjitha veprimet e tjera që kanë të bëjnë me funksionimin normal të degëve në rreth.
Kriteret:

  1. Arsim i lartë për Ekonomi (preferohet dega Financë).
  2. Eksperiencë profesionale 1–3 vjet.
  3. Mosha deri 35 vjeç.
  4. Të njohë dhe t’i përdorë shumë mirë programet bazë të punës në kompjuter (përbën avantazh eksperienca në përdorimin e programeve të kontabilitetit).
  5. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit të punës në grup.
  6. Njohuritë për gjuhën angleze përbëjnë avantazh.
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë për punësim
- CV në gjuhën shqip

në adresat e e-mailit: bpeci@fedinvest.al dhe vbasha@fedinvest.al
Tel/Fax: 042 251910/1

Aplikimet pranohen deri në datë 07.06.2016. Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
 


Apply
Back
Top