• Korce, ofroj vend pune Supervizor Teknik

Korce
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Supervizor Teknik”, në qytetin e Korces.


Përgjegjësitë:


  • Raporton tek drejtori I Pergjithshem I Deges dhe tek menaxheret e sektoreve te departamentit te Teknologjise.
  • Organizon dhe kryen mirembajtjen operative te HE dhe ate teknike.
  • Administron dhe miremban sistemin e shperndarjes TV Kabllor.
  • Administron gadishmerine teknike te sistemit kabllor dhe udheheq eliminimin e defekteve dhe grupet e riparimit.
  • Kontribuon ne ndertimin e rrjetit te shperndarjes.
  • Administron teknikisht proceset e zgjerimit te rrjetit dhe ndryshimet ne projektet e tij.
  • Merr pjsese ne procesin Rollout te sistemit HFC.
  • Njeh dhe ruan standartet teknike te kompansie.
  • Koordinon stafin teknik.
  • Trajnon stafin e ri dhe vlereson performancen profesionale individuale.
  • Raporton ne menyrete vazhdueshme mbi problematikat dhe sygjeron alternativa per permiresim.

Profili:



  • Diplomë Universitare ne Fakultetin Ekonomik/Administrim Biznesi.
  • Eksperience ne fushen e telekomunikacionit
  • Aftesi shume te mira organizative, menaxhuese dhe raportuese
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe nderveprimi
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhje te problemeve
  • Sens i lartë përgjegjshmërie
  • Nivel i mirë i gjuhës angleze


Do të konsiderohet avantazh:

o Eksperienca pune të mëparshme


Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.

CV do te pranohen deri në 10 Qershor 2016.


Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top