• Vlore, ofroj vend pune Operator Regjistrimi

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
NJOFTIM PUNËSIMI - OPERATOR REGJISTRIMI NË HIMARË

Aleat Shpk, është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Morpho dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për OPERATOR REGJISTRIMI në Himarë:

KERKESA


  • Diploma universitare.
  • Aftësi të mira kompjuterike.
  • Korrektësi në punë.
  • Ndershmëri dhe maturi.
  • Sjellje serioze.
  • Saktësi në hedhje të të dhënave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
  • Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.


PERGJEGJESI

  • Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të kompanisë.
  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
  • Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aleat; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
  • Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit / Pasaportat në Zyrën e Aleatit, sipas procedurave të përcaktuara.
  • Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
  • Përgatit raporte ditore, javore, mujore.


TE GJITHE TE INTERESUARIT TE DERGOJNE NJE CV TE PLOTE ME DETAJE TE EDUKIMIT DHE EKSPERIENCAVE SI DHE ME FOTO, PRANE burime.njerezore@aleat.com DUKE SPECIFIKUAR QYTETIN KU APLIKON.
 


Apply
Back
Top