• Arabia Saudite, ofroj vend pune Hidro-Meteorologji

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Ne jemi duke rekrutuar kandidate në emër të një institucioni të rëndësishëm që operon në Arabinë Saudite, në fushën e Menaxhimit të Parashikimit të Përmbytjeve për

5 POZICIONE VAKANTE

Rolet kryesore dhe kërkesat per personelin afatgjatë pjesëmarrës në këtë projekt janë përcaktuar si më poshtë:


Teknik instalimesh stacioni matës.
Teknik instalimi me përvojë në sistemet hidrologjike të monitorimit. Veçanërisht në zonat e thata. Përvoja, jo më pak se 7 vjet në fusha të ngjashme me kualifikime profesionale. Është parashikuar që të përfshijë një ekip të vogël, i cili udhëhiqet nga një lider ekipi me përvojë. Ekipi do të punojë gjatë periudhës së instalimit të projektit. Gjithashtu. të paktën një teknik, apo disa teknikë do të punojnë me turne. Ata do të duhet të jenë në dispozicion në çdo kohë gjatë periudhës së (36) tridhjetë e gjashtë mujore të monitorimit, për të siguruar që stacionet matëse janë duke funksionuar siç kërkohet.


Teknik Telemetrie /Sisteme komunikimi
Teknik përgjegjës për ngritjen e sistemit të telemetrisë dhe komunikimit, duke e lidhur me Qendrën e të Dhënave Dedikuar përmbytjes. Përvoja, jo më pak se 7 vjet në fusha të ngjashme me kualifikim profesional. Është paraparë që kjo do të përfshijë një ekip të vogël, të udhëhequr nga një lider i ekipit me përvojë. Ekipi do të jetë aktiv gjatë periudhës së instalimit të projektit. Përveç kësaj, të paktën një teknik, apo disa teknikë do të punojnë me turne, do të duhet të jenë në dispozicion në çdo kohë gjatë periudhës së monitorimit tridhjetë e gjashtë (36) muaj, për të siguruar që sistemi telemetrisë është duke funksionuar siç kërkohet.

IT / Specialist Database
Teknik me aftësi në IT dhe databazat me eksperiencë të veçantë që lidhet me monitorimin hidrologjik dhe sistemet e paralajmërimit nga përmbytjet. Përvoja, jo më pak se 7 vjet në fusha të ngjashme me kualifikim profesional. Përgjegjës për të gjitha aspektet e IT lidhur me telemetrinë lidhjen me Qendrën e të Dhënave Dedikuar Përmbytjes, si dhe menaxhimin e mjeteve software, databazave, dhe arkivimin. Gjithashtu do të jetë përgjegjës për ngritjen aksesit bazuar ne web të sistemit për palët e treta (të tilla si Mbrojtja Civile, Zyra e Kryetarit të Bashkisë, Riyadh dhe Komunës Addiryah, Kryesinë e Meteorologjisë dhe çdo organizatë tjetër të emëruar nga ADA), dhe duke bërë të mundur që paralajmërimet të shpërndahen me anë të e-mail, thirrjeve zanore, ose SMS siç kërkohet. Ky rol do të jetë aktiv gjatë periudhës së instalimit, si dhe gjatë periudhës së monitorimit tridhjetë e gjashtë (36) muaj për të siguruar që: IT, software, database dhe aspektet paralajmëruese të sistemit janë duke funksionuar siç kërkohet.

Operatori i monitorimit të software për sistemin e paralajmërimit
Operator me përvojë në përdorimin e software-ve të sistemit të paralajmërit dhe monitorimit të përmbytjeve. Përvoja të jetë jo më pak se 10 vjet në këtë fushë lidhur me diplomë universitare apo kualifikime profesionale. Operatori do të punojnë në Qendrën Dedikuar të Dhënave të Përmbytjeve, e cila do të vendoset në zyrat e ADA. Ata do të punojnë nën mbikëqyrjen e inxhinierit parashikimit të përmbytjeve, kur të priten shirat e rëndë ose kur është parashikuar përmbytje, për të siguruar që mjetet e software të mbështetin Sistemin e Paralajmërimit të Përmbytjeve në mënyrë efektive. Në raste të tjera, operatori do të jetë përgjegjës për disponueshmërinë e rregullt të përditshëm, për të mundësuar shqyrtimin ditë-pas-dite të sistemit software, përditësimin periodik dhe përpunimin e pragjeve të porositur për dy ujëmbledhësit. Operatori duhet të shqyrtojë database-n për të siguruar që sistemi i monitorimit të dhënave është duke punuar mirë dhe të dhënat e ndjeshme janë duke u ngarkuar në database, dhe duke u arkivuar përfundimisht. Operatori do të sigurojë që çdo shtrirje apo zgjerimi i sistemit do të reflektohet në sistemin software, të tilla si lidhjet me matesat që ju përkasin operatorëve të tjerë (p.sh. PME). lidhjet me burime të të dhënave hapësinore, ose modifikimet e vetë Sistemit të Monitorimit Hidrologjik të Arriyadh.

Inxhinier i parashikimit të Përmbytjeve
Niveli i Diplomes: Kualifikimi dhe përvoja në hidrologji, hidraulikë, hidro apo meteorologji, janë të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar punën e Qendrës së të Dhënave të Përmbytjes gjatë periudhës së monitorimit 36 ​​mujor. Përvoja të jetë jo më pak se 12 vjet në këtë fushë me diplomë universitare dhe anëtarësim në institucione drejtues. Ky rol do të përfshijë mbikëqyrjen e një ekipi operatorësh dhe duhet të jenë në dispozicion 24 ore / 7ditë siç kërkohet për të reaguar ndaj një ngjarje e ardhshme. Inxhinieri i Parashikimit të Përmbytjve duhet të jetë pika e ndërlidhjes me ADA dhe palët e interesuara organizatave dhe për të siguruar që sistemi funksionon në mënyrë efektive në ofrimin e paralajmërimeve të përmbytjeve. Është parashikuar që inxhinieri i parashikimit të përmbytjeve do të kryejë dhe mbikëqyrë punën e Qendrës së të Dhënave të Përmbytjeve si dhe do të menaxhoje operatorin/operatorët e fushës në distancë nëpërmjet web interface dhe VoIP ose komunikimeve telefonike.

Për secilin nga pozicionet e sipërpërmendura është e domozdoshme njohja e shkëlqyer e gjuhës Angleze.



Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: [B]rekrutime[/B][B]@dimensionhr.al[/B]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Maj 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al


Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top