• Durres, ofrohet Ekonomist

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Palace Hotel & SPA 5* Durrës, shpall konkursin për pozicionin Financier.

Kandidatët duhet të zotërojnë kualifikimet dhe të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- Diplomë Universitare në Ekonomik, preferohet profili Financë/Kontabilitet;
- Eksperiencë pune e konsiderueshme, minimumi 3 vjet në pozicion të ngjashëm, vantazh është eksperienca në fushën e hotelerisë, bar dhe restorante;
- Njohuri të mira të Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit dhe kuadrit fiskal;
- Njohuri të mira të sistemeve informative të mbajtjes së Kontabilitetit;
- Njohuri të mira të procesit të buxhetimit, kontrollit, analizës së performancës financiare
- Njohuri shumë të mira kompjuterike;
- Njohje të mirë të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Të jetë i vetëmotivuar dhe i aftë të punojë në grup;
- Të ketë fleksibilitet të lartë në administrimin e ngarkesës në punë.

Detyrat:

- Rregjistrim i faturave të blerjes dhe shites, rakordim me magazinat dhe qëndrat e të ardhurave;
- Rregjistrim i bankave dhe arkave, mbajtje e furnitorëve dhe debitorëve;
- Përgatitja e listëpagesave;
- Nxjerrja e kostove të shërbimeve dhe produkteve;
- Ndërmarrja e inventarizimeve dhe kontrolleve periodike të magazinave;
- Përgatitja e buxheteve dhe plan pagesave;
- Përgatitja e pasqyrave financiare dhe raportim tek stafi menaxherial;
- Detyra të tjera sipas rastit.

Të gjithë të interesuarit të paraqesin një Lëtër motivimi dhe një CV si dhe çdo dokumentacion tjetër që gjykohet i nevojshëm brenda datës 20 Maj 2016.


Cel. : +355962031113
 
Back
Top