• Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste Hoteli

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
Te Stela Hotel, kërkon të punësojë Recepsioniste.

Kualifikimet
1. Të ketë 1 vit eksperiencë pune
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi si direkte ashtu edhe në telefon.
3. Njohuri shumë të mira të gjuhëve Angleze dhe Italiane.
4. Të dijë shumë mirë paketën Microsoft Office( Word, Exel, Outlook Express)
5. Duhet të jetë miqësore dhe profesionale.
6. Të ketë durim dhe takt për të përballuar situata të ndryshme.
7. Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve.
8. Të ketë prezencë të mirë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
1. Bën rezervimin e dhomave
2. Bën rregjistrimin e klientëve merr të dhënat për t’i akomoduar në hotel.
3. I përgjigjet kërkesave të klientit për t’i siguruar një qëndrim të rehatshëm
4. Menaxhon rezervimet dhe proçesin e faturimit të klientëve.
5. Të marr gjithë informacionin përkatës për check- in dhe të bëj check- out në momentin e largimit të klientëve nga hoteli.
6. Të informojë klientët për shërbimet për politikat dhe proçedurat e hotelit.
7. Të menaxhojë arkëtimin e pagesave në recepsion në mënyrën më të mirë të mundshme.
8. Të raportojë për çdo lloj problem tek menaxheri i hotelit.
9. Të jetë e gatshme për detyrat shtesë të kërkuara nga Menaxheri.

Të interesuarat mund të paraqiten prane resortit ...te Birra Stela nga ora 12: 00 deri ne oren 17:00 ose mund te na kontaktojne ne adresat e meposhtme:

Email:
[B][I]juriste@testela.al[/I][/B]
Tel: 0694095300
Adresa :Autostrada Tr-Dr,Km 7, Mezez, Kashar
 


Apply WhatsApp
Back
Top