• Tirane, ofroj vend pune Agjent shitje


Kompania "Natural Farming" kërkon agjent shitje për zonën e Tiranës.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor;
· Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët që mbulon;
· Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të tyre;
· Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klient të rinj;
· Kontrollon gjendjen e stokut në çdo pikë që viziton;
· Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes;
· Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
· Raporton tek Supervizori i Shitjeve.


Kërkesat /Kriteret:

• Të ketë eksperiencë punë minimalisht 2 vite në shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Arsimi i lartë (preferohet).
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe shitjeje.
• Të jetë person energjik.
• Të zotërojë patentë të klasit B .
• Të ketë të paktën një letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre (CV + foto + letër motivimi) deri më datë 30.06.2018 në adresën elektronike:
info@naturalfarming.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët me dokumentacion të plotë dhe ata të përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.



 
Back
Top