• Tirane, ofroj vend pune Dizajner Grafik dhe Web

DIZAJNER GRAFIK DHE WEB

Communication Progress Shpk kërkon të punësojë një Dizajner grafik dhe web, i cili do te jete pergjegjes per:

§ Dizenjimi i reklamave, broshurave, posterave, ekspozitave, logove dhe cdo elementi që lidhet me identitetin vizual të kompanisë.
§ Dizenjimi i faqeve dhe portaleve web sipas kërkesave të klientëve.
§ Zhvillimi i ideve dhe koncepte kreative dhe gjetja e zgjidhjeve te përshtatshme për të përmbushur kërkesat e brendshme të kompanisë dhe kërkesat e klientëve.
§ Aftësi krijuese, njohuri të azhornuara në industrinë software dhe një përqasje profesionale me kohën, kostot dhe afatet e kërkuara.
§ Të menduarit kreativ për të prodhuar ide dhe koncepte të reja.
§ Aplikimi i ideve inovative për të përcaktuar shkurtimisht një dizenjo brenda kufizimeve në kosto dhe kohë.
§ Prezantimi i ideve dhe koncepteve përfundimtare tek klientët ose menaxherët.
§ Demostrimi i aftësive ilustruese me skica të përaferta.
§ Ndjekja e teknologjive të reja, vecanerisht programet për dizenjim dhe animim si: Adobe InDesign, Illustrator, Photoshop, Acrobat dhe Dreamweaver apo Flash.
§ Përdorimi i teknologjive standarde si: Microsoft Power Point për realizimin e prezantimeve të kompanisë apo produkteve.
§ Zhvillim dizajni interaktiv.
§ Të përmbushë detyra shtesë si printimi, fotografimi, stilimi, ilustrimi.
§ Të përfundojë projektet duke u koordinuar me agjensitë e jashtme, shërbimet artistike dhe printimet.
§ Të punojë si pjesë e ekipit me zhvilluesit e web-it dhe departamentin e marketingut.

Kualifikime/ Kërkesa:

- Diplomë për Dizajn Grafik, Arte Figurative, Marketing apo Film/Televizion.
- Certifikime për përdorimin e aplikacioneve software të sipër përmendura.
- Experiencë profesionale jo më pak se 2-3 Vjet.
- Portofol punësh ekzistuese (të cilat duhet të dërgohen me e-mail bashkangjitur CV-së).

Personat e interesuar të aplikojnë në adresën e emailit: rekrutime@commprog.com





Tel. : +355 4 2413901

Cel. : +355 664042416
 


Apply WhatsApp
Back
Top