• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Zhvillimit të Produkteve, Departamenti i Biznesit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Qëllimi i punës:

Suporton detyra të ndryshme nën përgjegjësinë e Njësisë së Zhvillimit të Produkteve, dizenjon analiza të ndryshme të zhvillimeve të segmenteve dhe produkteve të ndryshme. Suporton stafin e degëve për trajnime, coaching, për ndryshime të procedurave në fuqi që lidhen me produktet, programet e trajtimit të marrëdhënieve me klientët eksiztues dhe të rinj . Siguron një cilësi të mirë të analizave sasiore dhe cilësore që i vin në ndihmë Njësisë dhe Departamentit të Biznesit.

Përgjegjësitë kryesore:

§ Përgatit raporte të ndryshme suportuese për Njësinë e Zhvillimit të Produkteve në veçanti dhe Departamentit të Biznesit në përgjithësi
§ Përgatit, monitoron dhe përshtat ndryshimet në lidhje me produktet që operon kompania, zhvillimin e tyre dhe problematikat respektive
§ Monitoron dhe shpërndan listat potenciale të klientëve me njësitë respektive të biznesit ( Degët/Stafi i shitjes) nëpërmjet programeve të ndryshëm LTFS/Sistem etj
§ Analizon dhe merr pjesë aktivisht në studimet e tregut në bazë 3 mujore. Analizon tregjet potenciale ku kompania mund të njohë zhvillim. Kërkon dhe vëzhgon zhvillimet në treg, zhvillimet e konkurrencës, me qëllim informimin e njësive të biznesit lidhur me zhvillimet më të fundit
§ Merr pjesë në projekte të ndryshëm që organizon kompania për përmirësimin e proceseve, zhvillimin e biznesit etj
§ Analizon dhe prezanton raporte lidhur me rezultatet e biznesit, trendet e zhvillimit të indikatorëve kyç në produkt, të cilët janë të rëndësishëm për klientët e biznesit dhe sjelljet e tyre. Jep propozime për përmirësimin e rezultateve bazuar në këto analiza të trendeve.
§ Mbështet stafin shitës dhe degët me prezencën fizike, duke marrë pjesë aktive në vizita të ndryshme, takime për të përçuar saktë informacionin në lidhje me produktet dhe zhvillimet e biznesit.
§ Evidenton nevojat për trajnim të stafit
§ Bashkëpunon dhe ndërvepron duke mbështetur departamentet dhe njësitë e tjera.
§ Përgatit dokumenta të brendshëm që lidhen me Njësinë e Zhvillimit të Produkteve/ Departamentin e Biznesit ( Procedura/Vendime/Memo etj)
§ Kryen të gjitha detyrat dhe ndërmerr të gjitha përgjegjësitë e deleguara nga Drejtori i Njësisë

Kërkesat kryesore:
§ Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme
§ Eksperienca e Punës e preferueshme të paktën 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
§ Ekspertizë profesionale në fushat e shitjes, marketingut, negocimit dhe analizave
§ Aftësi shumë të mira për përpilimin dhe pregatitjen e analizave/raporteve të ndryshëm dhe prezantim
§ Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv)
§ Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit
§ Aftësi të treguara për të arritur objektivat
§ Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë dhe i aftë të ndërtojë ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim
§ Lojtar i shkëlqyer skuadre dhe aftësi të mira të ndërtimit të skuadrës
§ Kapacitet për të trajnuar të tjerët

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/ . Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 10 Maj 2016.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top