• Dhërmi - Drymadhes, ofroj vend pune Recepsionist/e

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
Kompania: Albresorts
Website: www.albresorts.com
Pozicioni i punës: Recepsionist
Vendodhja e punes: Dhërmi, Drymadhes
Kohëzgjatja: 4 Muaj- 5 Muaj

Përshkrimi i punës:
Pozicioni i recepsionistit është një pozicion përgjegjës për te siguruar një shërbim miqësor, mikëpritës dhe efikas kundrejt të gjithë klientëve tanë, në përputhje me vizionin dhe vlerat e hotelit për kënaqësinë e klientit.

Detyrat dhe përgjëgjësitë

  • Tu përgjigjet të gjitha rezervimeve nga rruga, me e-mail
  • Të përmbush procedurat kur klienti mbërrin apo ikën.
  • Të bëj përzgjedhjen e dhomave dhe të dorëzoj celsat
  • Të merret me pagesat (kesh apo me kartë kreditit)
  • Informon pastruset per gjëndjen e dhomave
  • Ben kontrollin e dhomave pas pastrimit
  • Konfirmon rezervimet nga OTA të cilat vijnë automatikisht në sistemin e rezervimit
  • Gatishmëri dhe përballje në mënyrë efektive e të sjellshme kundrejtë ankesave te klientit, duke kërkuar për një zgjidhje sa më efikase për to.
  • U përgjigjet pyetjeve per Hotelin dhe zonën përreth.

Aftësitë dhe përvojat:

  • Aftësi të mira komunikative me shkrim dhe gojë.
  • Të ketë njohuri të mira të anglishtes,e folur dhe e shkruar.
  • Qasje miqësore dhe mikëpritëse, si dhe të pëlqejë të punojë me njerëzit.
  • Aftësi për të qëndruar e qetë gjatë situatave të vështira.
  • Aftësi të punojë dhe të përballojë presionin që mund të shkaktojë puna.
  • Standart të mirë edukimi, aftësi bazike kompjuterike.
  • Aftësi për të punuar pa mbikqyrje.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, duke përfshirë këtu një komunikim të këndshëm telefonik.
  • Aftësi të mira administrative si dhe aftësi për të përdorur e-mail dhe sistemet e rezervimit.
  • Aftësi të mira të punës në grup.
  • Përvojë të mëparshme në lidhje me shërbimin ndaj klientit.
  • Njohuri në mediat sociale.
  • Përshtatje dhe fleksibilitet në ambientin e punës.



Ju lutem, dergoni CV tuaj ne altealodges@albresorts.com
Cel. : +355692069011
 


Apply WhatsApp
Back
Top