• Tirane, ofroj vend pune Shef Fiance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tonë në menaxhimin e BNj, në zhvillojmë dhe konsolidojmë standarte të burimeve njerëzore në tregun e punës.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në operon ne Tiranë në fushën e prodhimit.

SHEF FINANCE

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Shefi i Financës është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operimeve të kompanisë. Siguron udhëheqje dhe koordinim në ҫështje administrative, planifikim biznesi, ҫështje të kontabilitetit dhe buxhetit të kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

· Kontrolli dhe drejtimi i kontabiliteti të firmës në të gjitha modulet e tij
· Mbyllja e Pasqyrave Financiare mujore dhe vjetore të kompanisë
· Organizimi i punës së departamentit të financës
· Kontrolli i listepagesës mujore dhe mbarëvajtja me punonjësit e kompanisë
· Menaxhimi i marrëdhenieve doganore
· Mbajtja e llogarive me palët e treta(Klientë/Furnitorë/Shteti)
· Raportimi i drejtpërdrejtë te Administratori dhe Ortakët e shoqërisë
· Të pranojë ҫdo lloj përgjegjësie tjetër që i lihet në ngarkim

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplome e nivelit te dyte në një nga deget: Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi,
Eksperiencë pune: Jo më pak se 3 vjet në këtë profil pune;

Aftësi:

· Përdorimi i Software Financa 5, paketën Microsoft Office,
· Kusht i domosdoshëm gjuhët e huaja: Italisht/Anglisht e folur dhe e shkruar shumë mirë.
· Me aftësi të theksuar organizative, menaxheriale dhe vendimarrëse
· I aftë të bashkëpunoj në grup dhe të realizojë detyrat brënda afateve të caktuara.
· Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike,
· Të ketë aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi në grup,

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: [B]rekrutime[/B][B]@dimensionhr.al[/B]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 22 Prill 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ [url]www.dimensionhr.al[/URL]

Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top