• Tirane, ofroj vend pune Quality Assessment Specialist (Përkthim)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Perkthim | Interpret
Gjuha
eppc kërkon Quality Assessment Specialist për klientin e saj, kompani e madhe ndërkombëtare në fushën e përkthimeve.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Kontrollon dhe korrekton cilësinë estetike të dokumentave, projekteve të përkthyera, duke u kujdesur që ato të jenë në cilësinë e duhur gjuhësore dhe vizive sipas kërkesave dhe nevojave të klientit;
2. Zbaton udhëzimet e përgjithshme teknike të dërguara nga klienti dhe sigurohet që të jenë zbatuar në mënyrë korrekte gjatë të gjithë ciklit të projektit deri në fazën përfundimtare të tij;
3. Siguron feedback që cilësia vizive e dokumentave dhe korigjimet të jenë kryer nga ekipi përgjegjës, sipas cilësisë dhe kërkesave të klientit;
4. Kujdeset që cdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi brenda afateve të përcaktuara nga klienti.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Shkenca Informatike, Design;
· Të ketë njohuri të mira të Adobe Indesign, Illustrator, Photoshop;
· Të zotërojë mirë Gjuhën Angleze në të shkruar dhe të folur;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
· Njohuri të mira të Mac (e preferueshme).

Të dhënat:

Pozicioni: Quality Assessment Specialist;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 20.04.2016.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top