• Tirane, ofroj vend pune IT Specialist ne pozicionin Administrator Sistemi & Rrjeti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
Veneto Banka Sh.a kërkon të punësoje IT Specialist ne pozicionin Administrator Sistemi.

Përgjegjësitë kryesore:
Administrimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të infrastruktures ICT, rrjeteve data, si sistemet e virtualizimit, Sistemet e Operimit dhe aplikacionet e infrastrukturës. Suporton përdoruesit në lidhje me mirëfunksionimin e sistemeve të bankës.

Aftësitë dhe Kualifikimet:
Njojuri të thella në sistemin e operimit Microsoft Windows Server.
Njohuri të thella në administrimin e Microsoft Active Directory.
Njohuri në sisteme të tjera të infrastrukturës ICT (DNS, DHCP, Proxy Server, File Server, Terminal Servers, etj…).
Njohuri në teknologjite e virtualizimit VMware, vSphere
Njojuri të thella në sistemin e operimit Linux.
Njohuri në sistemet HP Server dhe HP Storage
Njohuri në sistemet Enterprise Backup/Archive (teknologjitë, terminologjia, politikat etj …).
Njohuri në Sistemet e Operimit Cisco IOS
Njohuri në teknologjitë e rrjeteve (VLANs, Spanning Tree, VPNs, Dynamic Routing, QoS, Firewalls, High Availability Protocols, etj …)

Preferohet me eksperiencë pune jo me pak se 3 vjet.

Aftësi të Tjera
Te jetë në gjëndje të punojë në grup dhe i pavarur
Te jetë në gjëndje të kuptojë dhe të japë prioritetet sipas problematikave
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dije të komunikojë shumë mirë në gjuhën Italiane dhe Angleze.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë:

· Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
· CV

Ne adresen e email-it it@venetobanka.al dhe risorseumane@venetobanka.al.
www.venetobanka.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top