• Vlore, ofroj vend pune Drejtor Rajonal, Vlore

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:

Drejtor Rajonal që mbulon degët Vlorë ,Sarandë ,Fier me qendër në Vlorë

Detyrat e përgjithshme
• Mbikqyr në mënyrë të përditshme të gjithë veprimtarinë e degëve në varësi te tij/saj.


• Është përgjegjës për kordinimin e të gjitha veprimeve me të tretët, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe produktivitetit të degëve që mbulon, mbi bazën e vlerësimit, raportimit, dhe monitorimit të vazhdueshëm të të gjithë treguesve të performancës së degëve.


• Është përgjegjës për realizimin e objektivave mujore të rajonit të vendosura dhe dakordësuara paraprakisht.
• Të raportojë në lidhje me operacionet financiare të degëve dhe te behet koordinimi me Departamentin e Financës.
• Ndjekja e vazhdueshme e performances së oficerëve të kreditit të degëve dhe raportimi tek Departamenti i Burimeve Njerëzore.
• Menaxhimi i marredhënieve me përmbaruesit, dhe koordinimin në aspektin e performancës, me Njësinë e Menaxhimit të Rrezikut dhe Njësinë e Kredisë me Probleme.
• Monitorimi dhe raportimi në mënyrë periodike i manaxhimit të tregut të produkteve të shoqërisë, specifikisht për secilën prej degëve.
• Promovimi, marketing dhe PR i Markës për të gjitha degët që mbulon.
• Përkujdesje e vazhdueshme në lidhje me shërbimin ndaj klientit, duke u fokusuar tek mbajtja e klientëve ekzistues dhe gjetja e klientëve të rinj.
• Prodhimi periodik i analizave dhe raporteve të performancës për secilën prej degëve.
• Ndjekja në mënyrë të vazhdueshme e zbatueshmërisë së politikave të kreditit të aprovuara.


Kualifikimi dhe eksperienca


• Të ketë përfunduar studimet e larta në degët Ekonomi, ose degët e Universitetit Bujqesor dhe/ose në fusha të ngjashme.
• Eksperienca e punës në fushën e Menaxhimit përbën avantazh.
• Të ketë njohuri të programeve kompjuterike të paketës Microsoft Office.
• Të ketë njohuri të gjuheve të huaja .
• Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
• Kualifikimet dhe trainimet përbëjnë avantazh.

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë brenda datës 18/04/2016 dokumentacionin e poshtëcituar:
• Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
• CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional
• Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
• Dokument identiteti.
• Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi)
• Dëshmi penaliteti
• Letër reference

Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top