• Tirane, ofroj vend pune vend praktike Praktikant Finance-Kontabilitet

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Kompania Communication Progress Sh.p.k ofron një program internship-i per studentë të Fakultetit Ekonomik, Dega Financë/Kontabilitet. Nëpërmjet këtij programi studentëve u jepet një mundësi për të punuar në një ambjent të vërtetë të botës së biznesit duke marrë një eksperiencë pune nëpërmjet kontributit në proceset e punës së kompanisë. Praktikantët do te kenë mbështetje intensive nga punonjësit e Departamentit të Financës.

OBJEKTIVAT E PROGRAMIT
Praktikanti (studenti) të fitojë përvojë profesionale
- T’i ofrojë kompanisë kandidatë të mundshëm për qëllime të rekrutimit në të ardhmen.
KOHEZGJATJA
- Kohëzgjatja e praktikës në kompanine tonë është në 3 (tre) muaj.

SI TE APLIKONI:
Praktikat janë të disponueshme në shumë ekipe bazuar në nevojat e kompanisë.
Nëse dëshironi që të konsideroheni për këtë program praktike brenda Communication Progress ju lutem dërgoni aplikimin tuaj të plotë me email tek rekrutime@commprog.com duke përmendur “Internship-Ekonomik/Financë” te subjekti i emailit.

Në aplikim bashkangjisni :
1- CV-në
2- Një letër të shkurtër motivimi duke shpjeguar se përse jeni të interesuar për këtë program internshipi, çfarë shpresoni të fitoni dhe atë që mund të kontribuoni gjatë intershipit.
3- Listë notash të leshuar nga fakulteti.
Kandidatët më të mirë do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për të kryer një intervistë individuale.

PRANIMI:
Nëse do të kaloni të gjitha fazat e rekrutimit të praktikanteve, ditën e parë të fillimit të praktikës duhet të dorëzoni tek ne dokumentacionin në vijim:
- Një letër rekomandimi nga një prej pedagogeve tuaj.
- Vërtetim nga Universiteti për ndjekjen e studimeve.

AFTËSITË DHE EKSPERIENCAT E KËRKUARA:
- Praktikanti duhet të jetë në vitin e fundit të studimeve Bachelor; të jetë duke ndjekur studimet Master në Fakultetin Ekonomik, Dega Finance
- Të ketë qëndrim pozitiv dhe aftësi të shkëlqyera bashkëpunuese në grup.
- Të ketë vëmendje të lartë në detaje dhe aftësi për të përmbushur afatet

Pranimi juaj ne Programin e Internship-it është në pritje të një proçesi vlerësimi :)


Tel. : +355 4 2413901

Cel. : +355 664042416
 


Apply WhatsApp
Back
Top