• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Zhvillimit te Biznesit

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën emenaxhimit të pasurive të paluajtshme.

MENAXHER I ZHVILLIMIT TE BIZNESIT

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Menaxheri i Zhvillimin të Biznesit ka si funksion të përmirësojë pozicionimin e kompanisë në treg dhe të synojë zhvillimin financiar.
Ky person përcakton qëllimet strategjike afatgjata, ndërton marrëdheniet me klientët, identifikon mundësitë e biznesit, negocion dhe realizon marrëveshje biznesi dhe ka njohuri të thella të kushteve aktuale të tregut. Eshtë gjithmonë në kërkim të klienteve të rinj potencial apo bashkëpunëtorë të tjerë për t’i kthyer ata në kliente potencial me qëllim rritjen e përfitimeve të kompanisë në të ardhmen. Menaxheri i zhvillimit të biznesit do të kontribuoje gjithashtu në menaxhim sa më të mirë të klienteve ekzistues për të siguruar qëndrimin e tyre në pozita të kënaqshme dhe pozitive duke u ofruar atyre zgjidhje të ndryshme në lidhje me shërbimet, të cilat shpesh ndikojnë ose parashikojnë nevojat e këtyre klientëve në të ardhmen.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:


• Të ndërtojë dhe zhvillojë konceptin e “property management” të kompanisë në mënyre ajo që të identifikohet dhe të rrisë reputacionin e saj në treg.
• Të kërkojë për klientë të rinj nëpërmjet network-ut, telefonatave, reklamave ose nëpërmjet mënyrave të tjera alternative që të gjenerojë interes për klientët e rinj potencial.
• Të planifikojë dhe zhvillojë metoda për të bindur klientët potencial për të bërë biznes me kompaninë.


• Të zhvillojë marrëdhëniet me klientët e rinj dhe të vendosë targeta për mundësimin e shërbimeve dhe gjithashtu të ofrojë mbështetjen dhe suportin e duhur në mënyrë që vazhdimisht të përmirësohen marrëdheniet me klientët.
• Të rrisë dhe të mbajë klientët ekzistues, duke u prezantuar herë pas here zgjidhje apo shërbime të reja këtyre klientëve.
• Të bashkëpunojë ngushtësisht me menaxherët e nivelit të mesëm dhe të lartë, me stafin e marketingut dhe stafin teknik për përcaktimin e mënyrave të reja të shitjeve.
• Të menaxhojë edhe përcaktoje linjat kryesore të dep. të tjerë përbërës të kompanisë në lidhje me zhvillimin e biznesit së kompanisë.
• Të hartojë planin strategjik të përgjithshëm duke zhvilluar dhe planifikuar mënyrat dhe rrugët kryesore të rritjes së të ardhurave të kompanisë.
• Të mbledhë informacion rreth nevojave specifike të tregut, për të planifikuar rrugëzgjidhje për një prezantimin sa më dinjitoz të shërbimeve që kompania ofron ndaj klientëve.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:


Edukimi: Diplomë Bachelor, profili Menaxhim Biznesi apo Marketing. Trajnime të ndryshme në lidhje me aftësitë negociuese dhe komunikuese. Preferohet Diplomë Master sipas profileve më sipër;


Eksperiencë pune: Jo më pak se 5 vjet në këtë profil pune;


Aftësi:


• Të ketë njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze (në të folur & shkruar)
• Preferohet të zotëroje gjuhën Italiane, ose një gjuhë tjetër të BE
• Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative,
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi,
• Të ketë aftësi të shkëlqyra negocimi,
• Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike,
• Të ketë aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi në grup,
• Të ketë aftësi të shkëlqyera në prezantime (për projekte & shërbime),
• Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Prill 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al




Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top