• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh në Showroom

eppc kërkon një Menaxher Shitjesh në Showroom për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në industrinë transport-automobilistikë në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Njohuri në lidhje me automjetet, duke prezantuar dhe shpjeguar punën e automjetit, karakteristikat operative, garancitë dhe sherbimet;
· Kualifikon klientët sipas nevojave, kërkesave dhe interesave të tyre me qëllim përputhjen me modelet e ndryshme të automjeteve;
· Sygjerimi i aktiviteteve dhe fushatave te ndryshme promocionale me qëllim promovimin e automjeteve;
· Menaxhim i të gjithë ciklit të shitjeve, negocion cmimet, shpjegon kontratat e blerjes, garancitë shërbimet dhe financimet;
· Përgatit dhe ndjek urdhrin e plotë të shitjes dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me politikat e përcaktuara nga kompania.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Marketing ose Administrim Biznes;
· Përvojë e mëparshme jo më pak se 2 vjecare në shitje në Showroom në sektorin Automotive; (e preferueshme);
· Të zotëroj shumë mirë gjuhët Angleze dhe Italiane;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
· Të jetë person i shkathët, i motivuar, t ë ofroj zgjidhje të shpejtë dhe me cilësi për klientët;
· Të zotërojë patentë të klasit B.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher Shitjesh në Showroom;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 45 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 05.04.2016

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:
recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top