• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Prokurimeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Food Court, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Tirana Ring Center kerkon te punesoje: "Specialist per Prokurimet"

Funksionet baze dhe qellimi i pergjegjesive:
Specialisti i Prokurimeve siguron zbatimin dhe ndjekjen e politikave dhe procedurave lidhur
me procesin e prokurimit te te gjitha aseteve dhe te sherbimeve, per funksionimin normal te
veprimtarise se kompanise.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Suporton ne hartimin dhe zbatimin e planit te prokurimeve;
Analizon, hulumton dhe monitoron ne menyre te vazhdueshme tregun ne lidhje me cmimet dhe cilesite e produkteve potenciale qe mund ti sherbejne kompanise;
Të mbledhi të gjitha kerkesat nga departamentet perkatese per blerjen e mallrave dhe sherbimeve;
Merr sugjerimet nga deparatement perkates per perzgjedhjen e furnitoreve;
Dergon per miratim listen e furnitoreve te perzgjedhur tek drejtori ekzekutiv;
Ndjek procesin e prokurimit dhe identifikon furnitoret me te mire potencial;
Pergatit dokumentacionin e nevojshem per konkludimin me sukses te procesit;
Komunikon me te gjitha palet e interesuara ne procesin e prokurimit per te shkembyer informacionin e nevojshem per konkludimin me sukses te procesit;
Suporton ne procesin e negocimit te kontratave dhe negocion me furnizuesit e favorshem per kompanine;
Asiston departamentin juridik ne fazen e pergatitjes se kontratave;
Organizon dokumentacionin ne databazen e prokurimeve;
Hartimi i raporteve te diferencave te furnizimeve te mallit ndermjet fizikut dhe fatures se furnitoreve dhe raportimi i tyre;
Kontroll i kostos se mallit dhe ndjekja e historikut te artikujve;
Planifikimi dhe organizimi per inventare te cdo njesie duke marre aprovimin e manaxherit perkates;
Pergatitja e mbajtja e materialeve dhe dokumentave te regjistruara ne dosje te vecante per cdo njesi shitje.

Kerkesat e Pozicionit:

Preferohet te kete perfunduar Fakultetin Ekonomik ose Juridik;
Eksperience pune te meparshme ne Prokurime jo me pak se 3 vite;
Te kete aftesi te shkelqyera komunikuese dhe negociuese;
Te njohe shume mire programet kompjuterike Microsoft Office;
Te jete fleksibel me oraret;


Per te aplikuar per kete pozicion pune ju lutem dergoni CV-ne tuaj me fotografi ne adresen tone elektronike hr@ring.al brenda dates 30.04.2017.



Tel. : +355 4 450 42 51
 


Apply WhatsApp
Back
Top