• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Marketingu/Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Titujt janë shumë thjesht për t’u dhënë, por rëndësi ka puna që bën. Dhe për ne në RETRO, rëndësi ka që punën ta bësh me qejf.

Jemi një start up që do revolucionojë të jetuarit shëndetshëm në Tiranë dhe po kërkojmë njerëz që mendojnë si ne :) Healthy is the new black!

E di se çfarë është Maca, Chlorella dhe Spirulina, çfarë quhen Super Foods? Ose edhe nëse nuk i di ke një kuriozitet të madh për të mësuar sa më shumë rreth ushqimeve të shëndetshme dhe një jetese të shëndetshme mbi të gjitha ( dhe sapo bëtë Google të gjitha këto)? Epo, ti mund të na duhesh.

Si shpresojmë të jesh ti

  • i/e shkathët dhe i/e etur për të mësuar, gjatë gjithë kohës
  • aftësi komunikimi super për të influencuar dhe negocjuar
  • aftësi të mira menaxheriale dhe organizative
  • eksperiencë në industrinë e ushqimit/pijeve/shërbimit apo marketingut ( një plus i madh)
  • Anglishte shumë e mirë ( e folur dhe e shkruar) ( çdo gjuhë tjetër e huaj një plus)
  • me interes në fushën e kulinarisë dhe risive
  • punon mirë në skuadër

Përgjegjësitë kryesore

  • Gjithçka që i duhet biznesit për të punuar në mënyrë optimale
  • Mbikqyrje e stafit dhe e detyrave të përditshme
  • Krijimi dhe implementimi i fushatave të ndryshme të Marketingut/ eventeve
  • Raportim i detajuar për mbarëvajtjen e punës

Është mundësia më e mirë për t’ju bashkuar kësaj nisme që në fillimet e saj. Paga do të jetë mëse e kënaqshme, me benefite të shumta si staf i RETRO, mundësi fantastike për të zhvilluar karrierën dhe për të rritur një biznes.

Nëse mendon se mund të jesh personi që na duhet, dërgoje direkt CV-në tënde tek retrotirana@gmail.com dhe do të kthejmë përgjigje sa më parë ;)
 


Apply
Back
Top