• Tirane, ofroj vend pune Mesues parashkollor

Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që operon esklusivisht në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre dhe që për rrjedhim kanë nevojë për një shtëpi permanente të re. Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin

Mësues parashkollor në SOS Kopshtin “Hermann Gmeiner”.

Mësuesi i ciklit parashkollor organizon dhe drejton aktivitetet e përcaktuara në programin mësimor edukativ për të ndihmuar zhvillimin fizik, mendor dhe emocional të fëmijëve.

Përgjegjësitë:
1. Planifikon, përgatit programe individuale dhe në grup në përputhje me nevojat, interesat, eksperiencën dhe aftësite ekzistuese të cdo fëmije si dhe vlerëson punën individuale të tyre për të përmbushur objektivat e programit mësimor;
2. Administron sjelljet e nxenësve brenda dhe jashte grupit
3. Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie bashkepunimi me prindërit, në drejtim të progresit të fëmijës, duke evidentuar nevojat dhe talentet.
4. Drejton zhvillimin e tij (mësuesit) profesional nëpërmjet studimeve individuale, kurseve trainimeve, takimeve, seminareve

Kërkesat për kandidatët
  • Arsim i lartë ( te kenë përfunduar studimet universitare në fakultetin e shkencave te edukimit)
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushen e e Arsimit
  • Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të jetë i aftë të marrë vendime dhe iniciativa.
  • Të mos jenë marrë ndaj tij, nga punëdhënës të mëparshëm, masa disiplinore të largimit nga puna, për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

Ofrohen:
  • Marredhenie të rregullta punësimi;
  • Mundësi për një eksperiencë brilante në punën me femijet dhe komuitetin
  • Pushime me kohëzgjatje në përputhje me kontratën e punësimit;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat pranë SOS Kopshtit SOS ” Hermann Gmeiner “ (kërkesë për aplikim, curriculum vitae, diplomë të shkollës së lartë, listë notash, dëshmi të ndryshme kualifikimi, të paktën një letër rekomandimi ) Dokumentat mund të dorëzohen gjate ditëve e hëne - e premte, 8.00-16.30 deri në datën 16 Janar 2009; Tel: 04 354681; E-mail: [COLOR=#0000ff]gentianadollia@soskd.org.al[/COLOR]

Tel. : 2354681
 


Apply
Back
Top