• ofroj vend pune Brand Supervisor

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur proçesin e selektimit për postin:
Brand Supervisor


Kualifikime/ Kërkesa:

• Të ketë kryer studimet e larta (preferohet Fakulteti Ekonomik, Dega: Marketing, Menaxhim ose Turizëm).​
• Të ketë të paktën dy vite eksperiencë pune në te njëjtën fushë.​
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.​
• Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.​
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.​
• Të ketë leje drejtimi automjeti.
• Të jetë i gatshëm të udhëtojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.​


Detyrat që duhet të përmbushë:


• Të promovojë produktet dhe shërbimet që ofron kompania.​
• Të ndjekë dhe të transmetojë informacionin e duhur pranë Departamentit të Marketingut.​
• Të mbështesë dhe të monitorojë aktivitetet e shitjes dhe marketingut.​
• Të jetë pjesë e skuadrës së marketingut nëpër aktivitete të ndryshme promocionale.​
• Të mirëadministrojë materialet promocionale të marketingut.​
• Të jetë i gatshëm të ndjekë aktivitetet e marketingut edhe jashtë orarit të punës.​



Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 07.03.2016.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!​
 


Apply WhatsApp
Back
Top