• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh dhe Marketingu

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë:
Brunes shpk, është kompania lider në Shqipëri në tregtimin e pllakave, parketeve, hidrosanitareve, aksesorëve, paisjeve të palestrës dhe mobiljeve.
Pozicioni: Menaxher Shitjesh dhe Marketingu

Departmenti: Shitje

Vendodhja: Autostrada Tiranë – Durrës, km 7 Kashar, Shqiperi

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Shitjeve dhe Marketingut është përgjegjës për realizimin e objektivave të shitjes dhe gjetjen e klientëve të rinj, për paisjet e palestrës së markës Technogym.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Të njohë në mënyrë të detajuar të gjitha produktet e sektorit
- Ofron shërbim korrekt dhe negocion me klientët që paraqiten pranë ekspozitës;
- Identifikon dhe organizon takime me klientë të rinj, me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre dhe përmbushjen e objektivave të shitjes të përcaktuara në planin e shitjeve;
- Identifikon dhe koncepton strategji marketingu efektive për këto produkte;
- Planifikon dhe realizon plane konkrete për të arritur objektivat e shitjes;
- Kujdeset në mënyrë të detajuar për respektimin e standarteve të krijuara nga kompania;
- Harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna dhe sipas formateve dhe procedurave të kërkuara.

Kërkesat:
Edukimi: Diplome Universitare në degën Marketing ose Administrim Biznesi;
Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje dhe marketing;
Kualifikime të tjera:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (e shkruar dhe e folur);
- Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
- Aftësi organizative dhe menaxheriale;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese;
- Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
- Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
- Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme;
- Ndershmëri dhe integritet;

Kushtet e punës: Brunes shpk ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësim të performancës.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojne aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike marketing@brunes.al
Afati i dorëzimit: 20/02/2016

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top