• Tirane, ofroj vend pune financiere

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
Shoqeria "Colombo & Figli" shpk, me seli ne Qendren Tregtare Mega Outlet (ish CasaItalia) kerkon:
Financiere:
Detyra dhe Përgjegjësi:
Ø Administron të gjithë kapitalet e kompanisë, monetare dhe fizike, duke mbajtur përgjegjësi të plotë për të gjithë zinxhirin e proçesit financiar të kompanisë, që nga inventarizimi i të gjithë aseteve, mirëmbajtja, administrimi, vënia në punë me efiçencë të plotë, planifikimet e të gjitha përdorimeve të tyre, vlerave monetare etj.
Ø Kontabilizimin e Pagave, Sigurimeve Shoqërore- Shëndetësore.
Ø Bën deklarimet mujore në Institucionin e Tatimeve dhe në Inspektoriatin e punës sipas përcaktimeve ligjore dhe mbajtjen e marrëdhënieve me Organet Tatimore, Zyra e Punës, Inspektoriatin e Punës.
Ø Hedh në sistem gjithë faturat e blerjes, shpërndan kostot shtesë.
Ø Ndjek gjithë procesin e zhdoganimit të mallit, nga moment i njoftimit për pagesë deri në hedhjen e fatures.
Ø Bën raportime ditore te eprori i drejtpërdrejtë.
Ø Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kualifikimi i kërkuar:
Diplomë Universitare në Financë/IT - DND
Ø Të ketë 3 vjet eksperiencë ne këtë pozicion ose në këtë fushë.
Ø Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe në nivelin “mirë” të gjuhës angleze.
Ø Të ketë njohuri shumë të mira te programeve financiare, të paketës Microsoft Office, Alpha, Financa 5, etj.
Ø Të ketë njohuri dhe kompetencë mbi legjislacionin tatimor, Ligji per TVSH, Ligji per procedurat tatimore, etj..
Ø Të ketë logjikë shumë të mirë matematikore dhe analitike.
Ø Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.

Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen: marketing@casaitalia.al
 
Back
Top