• Tirane, ofroj vend pune Koordinatore Marketingu

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e prodhimit dhe tregëtimit të birrës, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

KOORDINATORE MARKETINGU

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Koordinatoja e Marketingut asiston Drejtuesit e kompanisë për aplikimin e fushatave të marketingut për klientët, si dhe grumbullon informacion në lidhje me marketingun e produktit sipas kërkesave të eprorit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

· Koordinimi i aktiviteteve marketuese në cilesinë dhe kohën e duhur;
· Ndjekja e aktiviteteve marketuese në terren;
· Përgatitja e Planeve të Marketingut;
· Porositja e materialeve të marketingut në bashkëpunim me drejtorin e furnizimeve si dhe pjesmarrja në inventarizimin e materialeve ekzistuese;
· Kryerja e sondazheve në treg për të verifikuar paraqitjen e produktit sipas kërkesave të kompanisë si dhe në raport me konkurrencën;
· Komunikimi në kohën dhe cilësinë e duhur me firmen e marketingut që bashkëpunon me kompaninë;
· Përfaqësimi i kompanisë në mënyrë profesionale (veshja, komunikimi dhe paraqitja sipas standartit);
· Detyra të tjera që i ngarkohen/caktohen nga eprori;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Arsim i lartë në degën Marketing;

Eksperiencë pune: Eksperiencë të paktën dy vjeҫare në fushën e marketingut;

Aftësi:
· E gatshme për të ndjekur aktivitetet e kompanisë në terren (promocione, evente, etj);
· E aftë të punojë në grup;
· Njohje e mirë e programeve të Microsoft Office;
· Mosha 24 - 35 vjeҫ;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: [B]rekrutime[/B][B]@dimensionhr.al[/B]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 18 Shkurt 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al




Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top