• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes Pike Karburanti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e Karburanteve, ne po kërkojmë kandidatë në pozicionin:

PËRGJEGJËSA PIKASH KARBURANTI

Në rrethet: Shkodër, Tiranë, Lezhë, Durrës, Elbasan, Burrel, Fushë Krujë, Peqin, Lushnje, Fier, Korҫë, Ersekë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, Pogradec


FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Përgjegjësi i Pikës planifikon dhe manaxhon shpërndarjen e punës në pikën(at) e shitjes së karburantit në mbikqyrje. Monitoron shitjen e produkteve të pikës së karburantit, arkëtimin e parave dhe mbledhjen e pagesave në cash apo kryerjes së pagesave përmes kartave të kreditit. Kujdeset për mbarëvajtejen operative, higjenës dhe imazhit të pikave të shitjes së karburantit. Kujdeset për monitorimin e konkurencës sipas udhezimeve. Njofton eprorët për parregullsitë në ambientin e punës (sipas standarteve të kërkuara). Raporton mbi performancën e punonjësve në varësi.


DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:


• Organizon punën në bashkëpunim me departamentin e operacioneve dhe atë teknik;
• Monitorion procesin e regjistrimit të sasive të shituara në regjistrin përkatës financiar, gjatë turnit të tij dhe kryen dorëzimin e vlerave/sasive financiare tek njesia e caktuar;
• Realizon/ Monitoron dërgimin e vlerave monetare në banka ose në drejtori sipas udhëzimeve;
• Zbaton masat dhe përdor mjetet e përcaktuara (në rast nevoje) për mbrotjen ndaj zjarrit, rregullat e sigurimit teknik për mbrojtjen e jetës dhe të mjedisit dhe përgjigjet për zbatimin e tyre. Masa të tilla si më poshtë vijon (por pa u kufizuar vetëm në to):
- ndalon në mënyrë kategorike qarkullimin e personave me mjete ndezëse të flakes në territorin e pikës së karburantit;
- ndalon punime (saldime), prerje të ndryshme metali në territorin e pikës së karburantit apo në afërsi të saj;.
- njofton përgjegjësin e pikës së karburantit për mungesa në pajisjen me mjete në qendrën e mrojtjes ndaj zjarrit;
- nuk lejon ndotje nga karburanti në territorin e pikës ku shet;
- kontrollin e vazhdueshëm të depove me ujë (hidrante), të cilat duhet të jenë në gadishmëri në çdo kohë;
• Mban me saktësi dhe në kohën e duhur të gjithë dokumentacionin e hyrje- daljeve, të llogarive dhe të bilancit material të volumeve të karburantit të kontrolluara nga institucionet përkatëse;
• Kujdeset për ruajtjet e të gjithë dokumentacionit dhe materialeve të nevojshme në pikë sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi dhe njofton eprorët me shkrim për mangësitë.
• Kontrollon qarkullimin e karburantit në depo dhe në pistoleta dhe mban përgjegjësi për diferenca në sasi dhe të cilësi të karburanteve në pikën e karburantit ku shet;
• Mban përgjegjësi sipas kontrates, kodit civil dhe kodit penal, për diferenca në sasitë e karburanteve apo të vlerave monetare.
• Kujdest për procesin e monitorimit të konkurrencës.
• Organizon punën dhe sistemon e pastron përreth rezervuarve të n/produkteve të naftës dhe në të gjithë territorin ku ushtrohet aktiviteti i shitjes me pakicë të karburantit;
• Detyra të tjera që i ngarkohen/caktohen nga eprori.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:


Edukimi: Arsim i mesëm (arsimi profesional apo universitar përbën avantazh);


Eksperiencë pune: Eksperiencë pune 1-3 Vjeçare në pozicione të ngjashme;


Aftësi:
• I ҫertifikuar sipas kërkesave profesionale të postit;
• Shkathtësi të avancuara të komunikimit verbal dhe të mbikqyrjes;
• Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
• Leje drejtimi kategorinë “B”


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shkurt 2016


JU MIREPRESIM!




DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tiraneǀ Albania
Office: +35542255506ǀ +355 674647484ǀ www.dimensionhr.al




Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top