• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Profili i kompanisë:

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Mane TCI është pjesë e Balfin Group e specializuar në ndërtim.

Pozicioni: Menaxher Projekti

Departmenti: Teknik

Vendodhja: Projektet e Mane TCI jashtë Tiranës.

Përmbledhja e Pozicionit:

Menaxheri i projektit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe ne funksion të këtij qellimi,duhet të përmbushë përgjegjësitë dhe detyra menaxheriale,organizative , mbikqyrëse, koordinuese , vendim -marrëse. Menaxheri i Projektit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se nje projekt në të njejtën kohë.

Drejton procesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve,fazat e oponencës,aktet e kontrollit gjatë zbatimit ,dorëzimit të punimeve,lejes së shfrytëzimit dhe akt kolaudimit

Detyra dhe Përgjegjësi :


  • Menaxhimi i buxhetit të projektit
  • Menaxhimi i devijimeve në projekt
  • Menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij

  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor
  • Miraton cost raportet mujore të projektit

  • Menaxhimi i struktures tekniko administrative të projektit
  • Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit.
  • Përcaktimin e shtojcave të kontratës dhe sigurimin e bashkangjitjes së tyre me kontratën
  • Monitorimin e vazhdueshem të kontratave
  • Aprovimin e penaliteteve .
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit.

  • Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit.
  • Përgatit plane aftatshkurtra në varësi të progresit të projektit.
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurine e punimeve në të gjitha kantierët.
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit jane të dokumentuara sic duhet.
  • Siguron që dokumentacioni i projektit te jetë i plotë dhe aktual.
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipermarresit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit.

  • Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurine e projekteve.

  • Përcakton nevojat për staf teknik ,organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave.
  • Orienton vartësit në procesin e punës .
  • Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta .
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistence teknike ,monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës .
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit .
  • Propozon ,ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në pune duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës me pasojë penalizimin e tyre.


  1. Edukimi:

Të zotëroje diplome universiteti

  1. Eksperiencat e punës:

Të ketë experiencë pune jo me pak se 10-të vjet


  1. Kualifikime të tjera:


  • Të jetë i pasjisur me certifikatë të sigurimit teknik minimalisht të grupit 3
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet elektrike.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit paketa bazë office
  • Të ketë njohuri në përdorimin e autocad
  • Eksperience në sisteme elektrike si MV dhe LV si dhe në sistemet e rrymave të dobta si CCTV, Data, Sistem dedektimi te zarrit, tokezim, etj. (R)


  1. Aftesi të tjera:


  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-të e tyre në adresën Hr@manetci.al

Afati i dorëzimit: 01.03.2016

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top