• Tirane, ofroj vend pune Operatore Farmaceutike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
Gjuha
Jemi Kompani Farmaceutike me qendër në Tiranë që shpërndajmë në tregun Shqipëtar produkte farmaceutike.
Jemi të interesuar të punësojmë një punonjëse në pozicionin:
Operatore Farmaceutike (F)


Profili i punës
· Të jetë në kontakt të vazhdueshëm me klientët, të marë porosi nga klientët, të njohë aftësitë likuiduese të klientëve,
· Të pregatisë faturat e shitjes, të njohë produktet në tërësi dhe të promovojë produktet që importojmë.
· Të pregatisë raportet e blerjeve dhe shitjeve në mënyrë periodike.
· Të raportojë periodikisht për ecurinë dhe/ose problematikat gjatë procesit ; marje porosie, faturim, dërgim porosie.
· Të mbajë lidhje bashkëpunuese me stafin, për bashkërendimin e procesit të punës, për definim të suksesshëm të tij.
· Të realizojë me përpikmëri detyrat e ngarkuara dhe që i takojnë profilit të punës.



Aftësitë dhe kualifikimet
· Të ketë studiuar për (preferencë) Ekonomi ose Mjekësi e përgjithshme (Diplomë universitare)
· Eksperiencë e mëparshme pune në ketë fushë. Njohuri dhe përvojë të drejtpërdrejtë në tregun farmaceutik Shqipëtar
· Njohuri në fushën e marketingut farmaceutik
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
· Njohuri shumë të mira kompjuterike
· Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
· Mosha deri në 35 vjeç

Nëse jeni të interesuar Ju lutem dërgoni CV Tuaja.

e-mail: info@ilmafarm.com


Cel. : 0674721515
 


Apply WhatsApp
Back
Top