• Supervizor Shitjesh

Supervizor/e Shitjesh

Agjencia e Punësimit “Profesionisti” kërkon të punësojë për klientin e saj, një prej kompanive më të mëdha të distribucionit të produkteve të Çajit dhe Kafes në Shqipëri, një Supervizor/e Shitjesh.

Përshkrim i Përgjithshëm
Supervizori i Shitjeve është një person energjik dhe i orientuar ndaj rezultatit, i cili ka në fokus promovimin dhe shitjen e produkteve si dhe menaxhimin me profesionalizëm të klientëve duke ruajtur standardet e larta të krijuara nga kompania.

Përgjegjësitë Kryesore
· Identifikimi dhe takimi me klientë ekzistues, potencial dhe të rinj, me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara;
· Promovimi dhe shitja e produkteve të Kompanisë (të tilla si: Çaj, Cappuccino, Çokollatë e nxehtë dhe Kakao);
· Kujdesi deri në detaj ndaj respektimit të standardeve të Merchandising të Kompanisë;
· Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me klientët e Kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit;
· Ndërtimi dhe plotësimi i detajuar i databazës për pikat e shitjes;
· Hartimi i raporteve të detajuara sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara.

Kualifikimet Dhe Aftësitë
· Preferohet të ketë përvojë të mëparshme në shitje në sektorin HORECA;
· Të ndjehet komod/e me promovimin dhe shitjet në terren;
· Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet në Menaxhim ose shkencat Ekonomike;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese dhe promovuese;
· Të zotërojë leje për drejtim mjeti, Klasi B.

Aplikoni tek punesim@profesionisti.al me CV-në tuaj bashkangjitur.
 


Apply WhatsApp
Back
Top