• Diber, ofroj vend pune Financier

Diber
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Specialist Finance
Grada:
Departmenti: Finances
Vendodhja: Miniera e Kromit Bulqize

Përmbledhja e Pozicionit: Regjistron dhe paraqet informacione me bazë financiare.
Rakordon dhe mirëmban llogari financiare dhe përgatit raporte financiare.


Detyra dhe Përgjegjësi: Specialisti i Finances punon pranë Minieres se Kromit Bulqize nën supervizimin e Shefit të Finances dhe kryen këto detyra:


• Rakordon dhe mirëmban llogaritë e palëve të lidhura me Albchrome duke analizuar lëvizjet e fondeve dhe pagesat përkatëse;
• Pergatit dokumentacionin mbështetës te pagesave sipas procedurave të shoqërisë deri në firmosjen e tyre;.
• Miremban listen e furnitoreve/klienteve dhe kryen rakordime periodike;
• Përgatit raporte me bazë financiare të përgjithshme dhe asiston në plotësimin e projekteve financiare në vecanti;
• Mirëmban dhe siguron informacione të tjera me bazë financiare duke ruajtur konfidencialitet të plote;
• Pikë kontakti për korrigjimin e gabimeve të mundshme ne veprimtaritë financiare të zyrës;
• Oranizon dhe mirëmban kontrollin financiar në përputhje me praktikat e shoqërisë dhe me legjislacionin në fuqi;
• Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Përgjegjësi i Departamentit dhe/apo Administratori i Përgjithshëm.




Kërkesat:

a. Edukimi: Diplomë Universitare në Financë; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Financë”.
b. Eksperiencat e punës:
Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet;

c. Aftesi të tjera:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, sistematike dhe i/e rregullt;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
• Afësi të shkëlqyera analitike;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri shumë të mira kompjuterike, sidomos paketën MS Office;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.

Afati I dorëzimit: 31.12.2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top