• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Food Court, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Tirana Ring Center kerkon te punesoje: "Menaxher/e Marketingu"

Pergjegjesite Kryesore:

•Planifikimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi;
•Të zhvilloj kërkime të tregut dhe të mbaj të përditësuara të dhënat e tregut;
•Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
•Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimi i tij;
•Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
•Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
•Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato bordit drejtues;
•Përgatit media - plan për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë;
•Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
•Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
•Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si strategji e perdorur dhe organizimi i aktiviteteve sezonale;
•Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
•Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
•Percakton detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afatin e caktuar;
•Ndjek dhe menaxhon zhvillimin e stafit që ka në varësi si dhe bën vlerësimin e performances;
•Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjese ne procesin e rekrutimit te stafit ne varësi;
•Raporton tek drejtuesit e kompanise potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;

Kerkesat e profilit:

•Diplomë Universitare në fushën e Marketingut ose Administrim Biznesi;
•Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
•Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkepunimi me pjesën tjetër të stafit;
•Të jetë i/e besueshëm;
•Të komunikojë në mënyrë efektive me departamentet, klientët apo çdo palë tjetër;
•Të jetë shtysë drejt inovacionit: (në ide, teknika të menaxhimit, teknika të promocionit);
•Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
•Te njohe shume mire gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht;
•Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë;
•Të njohë shumë mirë programet baze Microsoft Office ( Word, Excel, Power Point);


Per te aplikuar per kete pozicion pune ju lutem dergoni CV-ne tuaj me fotografi ne adresen elektronike hr@ring.al brenda dates 18.03.2016.

Tel. : +4504251
 


Apply
Back
Top