• Menaxher i Shitjeve Online

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Menaxher i Shitjeve Online

Nese ju mrekullon teknologjia dhe doni te prekni vete risite me te fundit qe teknologjia sjell, ndoshta keni gjetur vendin e duhur per te bere punen qe keni pasion e qe s’do t’ju lodhe kurre. Ne jemi nje biznes i ri qe na pelqen te sjellim gjithcka te re qe teknologjia ve ne dispozicion te njeriut.

Keni degjuar per printerat 3D, teknologjite e komunikimit super te shpejte, zgjidhjet green qe shfrytezojne energjine e rinovueshme? A lexoni librat tuaj ne Kindle dhe televizori juaj “ushqehet” permes Amazon Fire TV, ChromeCast apo Roku duke ju sjelle programet tuaja te preferuara ne kohe reale nga gjithe bota. A dini te shpjegoni se cfare jane sistemet operative te telefonave smart? A mund ta beni dallimin e nje aksesori original nga nje prodhim i dobet? A dini te kerkoni e te blini gjithcka ju duhet ne Internet dhe ja dilni te krahasoni cmimet per te gjete sendet qe ju doni me cmimin me te lire? Nese fjalite me lart bejne sens per ty, atehere lexo njoftimin e meposhtem per nje vend pune tek 'easy shop'.

Menaxher i Shitjeve Online (me kohe te plote)

Detyra juaj kryesore do te jete te administroni proceset e tregtimit te mallrat ne dyqani online te easy-shop. Ju duhet te administroni inventarin dhe te beni kerkesat per furnizimet e nevojshme. Ju do te te siguroni qe porosite dorezohen tek porositesi ne kohe si dhe te ofroni asistence per klientin pas shitjes se produktit.

Nese jeni te interesuar ju lutem dergoni nje email prezantues me nje liste te eksperiencave dhe aftesive tuaja tek admin@easy-shop.al

Miresevini tek ‘easy’

http://www.facebook.com/easyshopalbania/
 


Apply
Back
Top