• Tirane, ofroj vend pune MANAXHER SHITJESH

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Ne jemi lider ne organizimin e Panaireve dhe Eventeve në Shqipëri. Portofoli ynë përfshin 14 Panaire ne vit, si ai “Cifti Lumtur”, “Go Pro”, “Mediterran-Food &Drink”, etj. Largpamësia e menaxhimit dhe stafi ynë i dedikuar janë arsyeja e suksesit tonë.

Manaxheri i shitjeve do të jetë pjesë e grupit të shitjeve dhe marketingut të Expocity dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të shitjeve. Ne ofrojmë një paketë konkuruese.

Një Vështrim i Përgjithshëm:
Kompania është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale dhe aftësi shitëse. Të jetë i organizuar, korrekt dhe në gjendje që të krijojë dhe mbajë marrëdhënie shumë te mira biznesi.


Detyrat e përgjegjësitë:
- Prezantimi dhe promovimi i paketave te produkteve tek klientët.
- Vendos objektiva individuale ne perputhje me ato te ekipit te shitjes.
- Manaxheri i shitjes eshte përgjegjës për rritjen e shitjeve.
- Të kuptojë nevojat e klientëve të interesuar dhe të përpiqet me dedikim për t’i kënaqur ata duke i takuar dhe informuar, ne menyre qe te plotësojnë kërkesat e tyre.
- Të mbajë kontakte me klientët e interesuar dhe të jetë krijues në mënyrat për të rritur klientelën.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizim të shkëlqyer.
- Te kete nje databaze kontaktesh, nga pervojat e meparshme.
- Te jete i zoti per drejtimin e nje skuadre shitje.
- Kandidati të jetë i/e aftë dhe me etikë të lartë profesionale për të punuar me mbikqyrje minimale.

Kualifikimet dhe aftësitë:
- E preferueshme me eksperience në shitje apo shërbim klientele.
- Arsim i lartë.
- Gjuhe e huaj: Anglisht, gjuhet e tjera perbejne avantazh.


Aplikoni me letër kërkese dhe CV me fotografi në info@expocity.al
Per informacion te metejshem ju lutem na kontaktoni +355 4 2387081.

Ne falenderojmë të gjithë aplikantët, por vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.


[FONT=&quot]Ne falenderojmë të gjithë aplikantët, por vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.[/FONT]
 


Apply WhatsApp
Back
Top