• Tirane, ofroj vend pune Specialist Mostrimi ne Terren

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tonë në menaxhimin e BNj, ne zhvillojmë dhe konsolidojmë standarte të burimeve njerëzore në tregun e punës.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të nje kompanie të suksesshme që operon në Tiranë, në fushën e industrise nxjerrëse dhe përpunuese, kërkojmë kandidatë në pozicionin:

SPECIALIST MOSTRIMI NE TERREN

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Ndihmon në kryerjen e procesit të mostrimit së Kromit dhe Ferrokromit sipas standarteve të përcaktuara nga Shoqëria, duke ndjekur me rigorozitet, serioziet dhe përgjegjësi procedurën.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

Specialisti i Mostrimit të Mineralit punon nën supervizimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Prokurimeve dhe Llogjistikës dhe kryen këto detyra:

1. Ndihmon në përcaktimin vizual të stokut i cili do ti nënshtrohet procedurës së mostrimit;
2. Ndihmon në negocimin e granulometrinë të mineralit me palët e përfshira;
3. Ndihom në përcaktimin e numrit të masave (grifa) nga të cilat do të përzgjidhet sasia e mineralit për analizë;
4. Ndihmon në implementimin me rigorozitet të procesit së përpunimit fizik të kësaj sasije minerali të marë për analizë;
5. Mbikqyr përpunimin fizik dhe ndihmon në përgatitjen e sasisë së marë për analizë deri në fraksionin e kërkuar për përgatitjen e pudrës;
6. Ndihmon në nxjerrjen e sasisë finale sipas parametrave të para-përcaktuara dhe dorëzon këtë sasi në Laboratorin Kimik;
7. Sugjeron dhe ndihmon në implementimin e procedurave të reja të rishikuara, në përshtatje me politikat e shoqërisë;
8. Implementon dhe zbaton udhëzime e eprorëve, azhornohet me praktikat e fundit ndërkombëtare;
9. Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët dhe nënkontraktorët;
10. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Menaxheri i Mostrimit dhe/apo Drejtori i Departamentit.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi/fusha të ngjashme, apo Kimi ose Gjeologji; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Negocim, Prokurime dhe/ose Marketing.

Eksperiencë pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet, përbën avantazh ekseperienca në kryerje analize dhe mostrimi minerali;

Aftësi:
• Integritet të lartë dhe i orientuar rreth detajeve;
• Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe i orientuar drejt arritjes së rrezultateve;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Dhjetor 2015

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al


Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top