• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
eppc kërkon një Ekonomiste për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë kryesore në shitje, servis dhe mirëmbajtje të pajisjeve të Teknologjisë Informative në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Regjistrim dhe kontabilizim të faturave blerje-shitje;
2. Regjistrim të fletë hyrjeve dhe fletë daljeve nga magazina;
3. Mbajtje inventari dhe rakordime me kontabilitetin;
4. Regjistrim dhe ndjekje të veprimeve me arkën dhe bankën.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Kontabilitet;
• Përvojë 1 - 2 vjeçare pune si ekonomiste;
• Përdorimi i Financa 5 është domosdoshmëri;
• Përdorimi i MS Office. Excel-i është domosdoshmëri;
• Të jetë person korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Ekonomiste;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidates;
Aplikimet mbyllen: 04.12.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top