• Pogradec, ofroj vend pune Këshilltar Financiar, Dega Pogradec

Pogradec
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Qëllimi i punës:
Identifikon mundësi shitje, gjeneron klientë të rinj ndërsa realizon arritjen e objektivave individualë dhe siguron një shërbim të shpejt dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrdhënie të shëndetshme dhe cilësore.

Detyrat dhe Pergjegjesite e pozicionit:
 Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor
 Ndërton, mirëmban dhe zhvillon databazë kërkimore klientësh dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikim të saktë
 Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë
 Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania
 Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues
 Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës
 Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes
 Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor
 Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura
 Menaxhon marrëdhënien me klientët, duke ju dhënë zgjidhje kërkesave dhe ankesave.

Kërkesat për pozicionin:

 Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme
 Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar
 Aftësi të shkëlqyera në shitje, marketing dhe negocim
 Patente drejtimi automjeti.

Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 23 nëntor 2015. Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 


Apply
Back
Top