• Tiranë, ofroj vend pune Specialist Imobiliarë / Real Estate

EUROPA Real Estate/Agjensi Imobiliare


Në mbështetje të rritjes së vazhdueshme të biznesit tonë, ne kerkojmë specialist imobiliare (m/f) të motivuar për të mësuar dhe per t’iu dedikuar kësaj karriere. EUROPA Real Estate operon në sektorin e Real Estate/Imobiliarë që nga viti 2008.

Pozicioni i punës: Specialist Imobiliare/Real Estate

Përshkrimi:
Specialisti Imobiliarë është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme. Ai ofron për klientin këshillim, negocion dhe finalizon kontratat e qirasë dhe të shitjes, për një klient të interesuar.
Specialisti Imobiliarë duhet të posedojë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi. Gjithashtu për këtë profesion kërkohen tipa të pavarur, që kanë kontroll të lartë të stresit dhe të menaxhimit të kohës, energjikë dhe kontribues të punës në grup.
Me trajnimet dhe eksperiencën që ju do fitoni pranë nesh, ne marrim përsipër ndërtimin e karrierës suaj të suksesshme në sektorin Imobiliarë (Real Estate).
Një karrierë me shpërblime të larta monetar, prestigj dhe respekt.

Kualifikimet dhe Aftësitë

- Preferohen kandidatë që kanë përvojë në Sektorin Imobiliar, Shitjeve ose Marketingut.
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të njohë mirë programet bazë Microsoft Office.
- Mosha e kandidatëve preferohet të jetë mbi 25 vjeç.
- Te kete njohuri te gjuheve Anglisht dhe Italisht, gjuhe te tjera jane avantazhe.


Kushtet e Punës

  • Pozicioni shpërblehet me përqindje mbi shitjet/qerate e realizuara, plus per muajt e pare do kete pervec perqindies edhe nje rroge mujore.
  • Shpërblime të larta monetare, prestigj dhe respekt.

Nëse mendoni që jeni kandidati i duhur, atëherë dërgoni CV me foto në adresën e emailit info@realestate-europa.al
Kini parasysh që vetëm kandidatët që do përzgjidhen për intervistë, do të kontaktohen nga ne për ditën / orën / vendin e intervistës.
 


Apply
Back
Top