• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi (Zbatim)

"Vigand Konstruksion" Sh.p.k, kompani prestigjoze në fushën e ndërtimit, kërkon të punësojë: "Inxhinier Ndertimi" (Zbatim)

Detyrat dhe Pergjegjesite:

•Kontrollin e punimeve ne perputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushteve te sigurise se shendetit e jetes ne pune;
•Hartimin dhe ndjekjen e grafikut te punimeve sipas projektit dhe planit te organizimit;
•Perpilimin dhe kontrollin e te gjithe dokumentacionit tekniko ligjor ne objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
•Ndihmon Drejtorin Teknik per perpilimin e paketave tenderuese per perzgjedhjen e nenkontraktoreve, Kontrollin e cilesise dhe ceshtjet e sigurise ne kantier , Aprovimin e materialeve qe implementohen ne kantier;
•Sigurimin e zbatimit te punimeve ne perputhje me politiken e menaxhimit te cilesise te kompanise;
•Zgjidhjen e detajeve teknike ne perputhje me projektin e zbatimit;
•Marrjen ne dorezim te punimeve te zbatimit, kryerjen e Inspektimeve te rregullta ne kantjer;
•Zbatimin me rigorozitet te rregullave teknike dhe kodit te veshjes;
•Organizimin dhe koordinimin me stafin ne varesi (teknik, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime ne kantier;
•Evidentimin e nevojave per materiale dhe mire administrimin e tyre, te makinerive dhe te fuqise punetore;
•Pergatitjen e raporteve me problematika dhe ecurine perkatese prane drejtorit teknik:

Kriteret qe duhet te plotesoje:

•Të ketë përfunduar arsimin e lartë, dega inxhinieri ndërtimi;
•Eksperiencë të mëparshme pune në një profil të ngjashëm, minimumi 2 vjet;
•Njohje shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe AutoCad
•Të jetë i aftë të punojë në grup;
•Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
•Te jete korrekt dhe fleksibel në punë;

Per te aplikuar per kete pozicion pune, ju lutem dergoni Cv-ne tuaj me fotografi ne adresen elektronike :info@vigand.al brenda dates 15.11.2015.
 


Apply
Back
Top